Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË NË KATEGORINË NIVELI I ULËT DREJTUES

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË NË KATEGORINË NIVELI I ULËT DREJTUES

 

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë, për kategorinë niveli i ulët drejtues  (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

 

  • 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve është si më poshtë:

  1. Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  1. Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të Sektorit që drejton.
  2. Vlerëson performancën e punonjësve në varësi në përputhje me procedurat e shërbimit civil.
  3. Bashkëpunon me Sektorin Juridik për hartimin e marrëveshjeve, për kontrata të ndryshme prokurimi.
  4. Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhënave të Sektorit të jetë në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik.
  5. Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik për çdo risk të hasur.
  6. Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i përfshirë në vlerësimin e tenderit.
  7. Siguron që punonjësit e Sektorit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
  8. Përgatit planifikimin e aktiviteteve të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekia e rregullt e Regjistrit të Prokurimit).
  9. Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë.
  10. Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes.
  11. Në fund të vitit ndjek dhe mbikëqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për Realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të percaktuara në ligj.
  12. Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni.
  13. Raporton tek Drejtori i Drejtorisë për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të shefit të sektorit, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre.

 

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve :

 

 

LEVIZJEN PARALELE:                  05.10.2020

 

 

NGRITJEN NË DETYRË:                08.10.2020

 

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a (dokument nga institucioni),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike (ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

 

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron.
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 05.10.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor,Poli i Drejtësisë”, Rr.“Ana Komnena”, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 07.10.2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve:

 

  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”
  • Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”,i ndryshuar;
  • VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar;
  • Udhëzimi nr. 1, datë 05.01.2018 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimit të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik”;
  • Udhëzimi nr. 2, datë 08.01.2018 “Mbi përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit të kontratës dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  • Udhëzimi nr. 3, datë 08.01.2018“Mbi përdorimin e procedurës së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, i ndryshuar
  • Udhëzimi nr. 4, datë 09.01.2018 “Mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin me mjete elektronike”,i ndryshuar;
  • Udhëzimi nr. 6, datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”.

 

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

-Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

-Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

 

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë)

 

Këtë informacion do ta merrni ne faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 19.10.2020.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë për vendin e lirë.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, të një kategorie paraardhëse (dokument nga institucioni),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve::

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike ( ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë motivimi
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 08.10.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, “Poli i Drejtësisë”, Rr.“Ana Komnena”, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 19.10.2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve:

 

  1. Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  1. Ligji nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  3. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”
  1. Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”,i ndryshuar;
  2. VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar;
  3. Udhëzimi nr. 1, datë 05.01.2018 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimit të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik”;
  4. Udhëzimi nr. 2, datë 08.01.2018 “Mbi përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit të kontratës dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  5. Udhëzimi nr. 3, datë 08.01.2018“Mbi përdorimin e procedurës së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, i ndryshuar
  6. Udhëzimi nr. 4, datë 09.01.2018 “Mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin me mjete elektronike”,i ndryshuar;
  7. Udhëzimi nr. 6, datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”.

 

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a   –  Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c  –   Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve,  të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

 

Tiranë, më 24.09.2020

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ulët drejtuese

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Administrative, Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues)

 

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit janë:

  • Etrita Petriti
  • Sofia Karemani

 

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datën 19.10.2020 ora 10.00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më 07.10.2020

 

 

Njoftim

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, dhe në vijim të shpalljes datë 24.09.2020, për vendin vakant në pozicionin Shef i Sektorit të Administrimit të Prokurimeve, (Niveli i Ulët Drejtues, Kategoria III-a), njoftojmë shtyrjen e afatit të fazës së parë të verifikimit paraprak të dokumetacionit të kandidatëve, për procedurën e ngritjes në detyrë, në datë 26.10.2020, për arsye se vijon procedura e lëvizjes paralele.

 

Tiranë, më 15.10.2020

Back to top