Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË NË KATEGORINË NIVELI I ULËT DREJTUES

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE NGRITJEN NË DETYRË NË KATEGORINË NIVELI I ULËT DREJTUES

 

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë, për kategorinë niveli i ulët drejtues  (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

 

  • (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, Departameti i Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit është si më poshtë:

  1. Jep mendim juridik për të gjitha materialet, shkresat që administrata përpilon gjatë punës së tij, orienton të gjitha aktet administrative, urdhëra, udhëzime, që nxjerr Kryetari dhe komisionet e përhershme/përkohshme dhe eprori i tij, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij.
  2. Ndjek përgatitjen e materialeve, relacioneve, projektvendimeve, statistikave të ndryshme të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  3. Ndjek përgatitjen e materialeve apo shkresave të ardhura në institucion apo ato të cilat do t’ju drejtohen të tretëve sipas porosive të eprorëve të tyre. Përgatitjet e shkresave kthim-përgjigje, për të gjitha ankesat sipas porosisë të eprorëve.
  4. Ndjek dhënien e kontributit në hartimin dhe draftimin e vendimeve të KLGJ-së.
  5. Ndjek kontributin e Sektorit në përditësimin e legjislacionit.
  6. Ndjek sektorin në lidhje me masa për ruajtjen, rifreskimin e të gjithë akteve të nevojshme për qendrën e dokumentacionit që krijohet pranë Këshillit.
  7. Ndjek përcjelljen e të gjithë praktikës shkresore të ngarkuar nga eprori deri në protokoll/arkivë.

 

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve :

 

 

LEVIZJEN PARALELE:                  17.09.2020

 

 

NGRITJEN NË DETYRË:                22.09.2020

 

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a (dokument nga institucioni),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike (ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

 

  • Kërkesë motivimi
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 17.09.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor,Poli i Drejtësisë”, Rr.“Ana Komnena”, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 18. 09. 2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit:

 

  1. Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  1. Ligji nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  3. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”
  4. Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
  5. Ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
  6. Ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
  7. Kodin e Procedurës Administrative,
  8. Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

 

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

-Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

-Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

 

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë)

 

Këtë informacion do ta merrni ne faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 01.10.2020.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë për vendin e lirë.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, të një kategorie paraardhëse (dokument nga institucioni),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni),

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë apo shumë mirë,

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit:

 

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike ( ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se 3 (tre) vite.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesë motivimi
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 22.09.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, “Poli i Drejtësisë”, Rr.“Ana Komnena”, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 01.10.2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  • Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit:

 

  1. Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  1. Ligji nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  2. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  3. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”
  4. Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
  5. Ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
  6. Ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
  7. Kodin e Procedurës Administrative,
  8. Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

 

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a   –  Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

c  –   Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve,  të lidhura me fushën, deri në 20 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

Tiranë, më 08.09.2020

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, Departamenti i Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Kategoria III-a)

Procedura e lëvizjes paralele përfundon pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Tiranë, më 18.09.2020

Back to top