Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

REGJISTER Regjistri për regjistrimin e kërkesave për të drejtën e informimit, viti 2022

Nr. Rendor Data e kërkesës  Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të  kërkesës Tarifim
/rimbursim
Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve Data e regjistrimit të kërkesës Identifikon llojin e kërkesës në bazë të objektit të saj. Data e kthimit të përgjigjes Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) t
ë
informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.
1. 05.01.2021 (E-mail) Kërkesë për informacion, emrat e disa drejtuesve të gjykatave nën juridiksionin e KLGJ-së”. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, A.B Kthim përgjigje (me E-mail) 14.01.2022 Informacioni i kërkuar nga ana juaj gjendet edhe në faqen elektronike www.gjykata.gov.al,  tek programi i transparencës, për secilën Gjykatë. Aprovuar Falas
2. 19.01.2022 (E-mail) Kërkesë për informacion në lidhje me disa statistika të vakancave në sistemin gjyqësor për shkak të procesit të Veting-ut apo të dorëheqjeve, numrit të gjyqtarëve që japin drejtësi, prurjeve të Shkollës së Magjistraturës si dhe informacion në lidhje me efektivitetin e hartës së re  gjyqësore për qytetarët. Kthim përgjigje (me E-mail) 31.01.2022 Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, njeh të drejtën për informacion, si dhe e sanksionon si një detyrim të Autoritetit publik për njohur publikun me informacionet që prodhohet ose mbahet prej tyre, por jo detyrimin për të dhënë komente apo mendime në lidhje me situata të caktuara apo intervista publike. Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, përditësuar deri më datë 21.01.2022, rezultojnë 79 vakanca të përhershme dhe 107 vakanca të përkohshme. Nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar deri më datë 21.01.2022, rezultojnë se kanë dhënë dorëheqjen 51 magjistratë (gjyqtarë). Nga të dhënat e përditësuara deri më datë 21.01.2022, rezultojnë 222 magjistratë (gjyqtarë) të cilët ushtrojnë efektivisht detyrën në gjykatat e të gjitha niveleve. Gjithashtu, rezultojnë 24 magjistratë (gjyqtarë) të cilët përfundojnë programin e Shkollës së Magjistraturës dhe pritet të emërohen menjëherë sapo të përfundojë procedura e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar. Harta e re gjyqësore është çelësi dhe një proces shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, për të zhbllokuar kështu situatën aktuale në të cilën ndodhen gjykatat e të gjitha shkallëve në Republikën e Shqipërisë. Informacion i detajuar për hartën gjyqësore gjendet në linkun: http://klgj.al/ëp-content/uploads/2021/12/NJ%C3%8B-HART%C3%8B-E-RE-GJYQ%C3%8BSORE-.pdf Informacion për konsultimin publik për hartën gjyqësore gjendet në linkun: http://klgj.al/njoftim-per-shtyp-date-13-janar-2022/ Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktualisht ushtrojnë efektivisht detyrën 7 gjyqtar, ndërsa numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të kësaj gjykate është 16. Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, aktualisht ushtrojnë efektivisht detyrën 6 gjyqtar, ndërsa numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të kësaj gjykate është 11. Aprovuar Falas
3. 27.01.2022 (E- mail) Kërkesë për informacion në lidhje me qëndrimin, komentin apo arsyetimin e KLGJ për ankesën e Gjykatës së Lartë për mosplotësimin e anëtarit të 10-të të kësaj gjykate. Kthim përgjigje (me E- mail) 02.02.2022 Me Vendimin nr.172, datë l 1.09.2019, Këshilli i  Lartë Gjyqësor ka vendosur shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë nga radhët e juristëve të spikatur, për një pozicion të lirë në fushën e të drejtës civile, për të cilin kanë aplikuar z. Darjel Sina dhe znj. Kestrin Katro. Në lidhje me këtë pozicion Këshilli është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Administrative të Apelit, pasi znj. Kestrin Katro ka ankimuar vendimin ni.41, datë 23.01.2020. për skualifikimin e saj nga kandidimi për emërim si gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Me vendimet nr. 82, 83, 84, 85. 86. datë 26.02.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpallur kandidaturat për Gjykatën e Lartë nga radhët e gjyqtarëve në fushën e së drejtës administrative (3 pozicione) dhe civile (2 pozicione). Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë Gjyqësor në datën 17.01.2022 ka filluar procedurat e vlerësimit të kritereve ligjore për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve të cilët kanë kandiduar për dy pozicione në fushën civile dhe një në fushën administrative, të shpallura në datën 17.11.2021 Në përfundim të procedurave të sipërpërmendura, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vijojë me renditjen dhe propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë Aprovuar Falas
4. 17.03.2022 (E-mail) Kërkesë për informacion, në lidhje me largimin nga detyra të gjyqtares {…}me detyrë Gjyqtare në {…}. Kthim përgjigje (me E-mail) 30.03.2022 Bazuar në të dhënat arkivore të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Regjistrit Themeltar të Ministrisë së Drejtësisë, kopje e njësuar e të cilit ndodhet edhe në KLGJ dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në KLGJ, rezulton se  {…}me detyrë Gjyqtare në {…} është larguar nga detyra me kërkesën e saj, konfirmuar me vendimin Nr.2, datë 12.04.1995 Aprovuar Falas
5. 11.03.2022 (Shkresë) Kërkesë për informacion lidhur me numrin e vendimeve të marra nga gjyqtarët e mediave për periudhën 2020-2021. Kthim përgjigje (me E-mail)11.04.2022 Në vijim të kërkesës Tuaj, me anë të së cilës kërkoni informacion lidhur me numrin e vendimeve të marra nga gjyqtarët e medias për periudhën 2020-2021, në mënyrë që të adresojmë sa më saktë kërkesën Tuaj, lutemi të na detajoni më gjerë këtë të fundit. Për sa më sipër, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen Tuaj se gjyqtarët për mediat janë të caktuar për çdo juridiksion apeli dhe se janë përgjegjës për komunikimin me Publikun dhe Mediat. Aprovuar Falas
6. 30.03.2022 Nëse gjyqtari Florjan Kalaja ka paraqitur kandidaturën e tij për ndonjë nga shpalljet e procedurave për emërim të bëra nga KLGJ dhe nëse po, për cilat shpallje e kur ka aplikuar. Kthim përgjigje (Shkresë) 04.04.2022 Në përgjigje të kërkesës suaj, ju bëjmë me dije se informacioni mbi kandidaturat e paraqitura nga Z. Florjan Kalaja për procedurat e ngritjes në detyrë të shpallura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është i publikuar në faqen e internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në linket si më poshtë:   1.      http://klgj.al/wp-content/uploads/2020/07/NJOFTIM-I-DAT%C3%8BS-22.06.2020-MBI-KANDIDATURAT-E-PARAQITURA-N%C3%8B-PROCEDURAT-E-NGRITJES-N%C3%8B-DETYR%C3%8B-N%C3%8B-GJYKATAT-E-APELIT-T%C3%8B-JURIDIKSIONIT-T%C3%8B-P%C3%8BRGJITHSH%C3%8BM-DHE-N%C3%8B-GJYKAT%C3%8BN-ADMINISTRATIVE-T%C3%8B-APELIT.pdf 2.      http://klgj.al/wp-content/uploads/2021/12/Njoftim-i-Dat%C3%ABs-28.12.2021-Mbi-kandidaturat-e-paraqitura-n%C3%AB-Gjykat%C3%ABn-Administrative-t%C3%AB-Apelit.pdf 3.      http://klgj.al/wp-content/uploads/2021/04/Njoftim-i-dat%C3%ABs-20.04.2021-Mbi-kandidaturat-e-paraqitura-p%C3%ABr-n%C3%AB-gjykatat-e-posa%C3%A7me-p%C3%ABr-korrupsionin-dhe-krimin-e-organizuar.pdf   Në vijim Z. Kalaja është tërhequr nga kandidimet e paraqitura për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe respektivisht me Vendimin Nr.43, datë 31.01.2022 dhe Nr.108, datë 25.03.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor janë miratuar përfundimet e procedurave të ngritjes në detyrë të Z.Kalaja për këto pozicione. Aprovuar Falas
7. 16.03.2022 (E-mail) Kërkesë për informacion në lidhje me rastet e dyshuara për korrupsion të gjyqtarëve. Kthim përgjigje (me E-mail) 27.04.2022 Në lidhje me rastet e dyshuara për korrupsion të gjyqtarëve, ju informojmë se neni 147/d i Kushtetutës parashikon se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa neni 148 parashikon se Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prandaj, bazuar në dispozitat kushtetuese të mësipërme, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të verifikojë kallëzimet apo të kryejë veprimtarinë e inspektimit për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, pasi nuk ka kompetencë. Në çdo rast që Këshilli vihet në dijeni përmes ankimeve për veprimtari në kundërshtim me ligjin të gjyqtarëve, informon palën e interesuar për sferën e kompetencave të veta dhe e orienton t’i drejtohet organeve kompetente. Pas paraqitjes së kërkesave për fillim të procedimit disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i shqyrton këto kërkesa duke u mbështetur në parashikimet e dispozitave ligjore që rregullojnë procedurat disiplinore të gjyqtarëve në Ligjin nr.96/2016, “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Lidhur me rastet e verifikuara e të shqyrtuara nga ana e Këshillit që lidhen me situatat e dyshuara e të konstatuara për korrupsion, ju sjellim në vëmendje vendimet: Vendimin nr. 315, datë 14.09.2020 Vendimin nr. 529, datë 27.10.2020 Vendimin nr. 53, datë 15.02.2021 Vendimin nr. 223, datë 02.06.2021 Aprovuar Falas
8. 10.05.2022 (E-mail) Kërkesë për informacion në lidhje me diplomimin e tre gjyqtarëve. Kthim përgjigje (E-mail) 18.05.2022 Duke shprehur konsideratën për Ju dhe median në të cilën ushtroni profesionin, në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me numër rendor 8 (tetë) në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin numër 2613 prot., datë 10.05.2022, në bazë të të dhënave që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore, dosja personale e gjyqtarëve dhe për aq sa lejon Ligji Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije si më poshtë: Z.Agron Zhukri është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në datë 10.01.1996 dhe ka përfunduar studimet Master i Nivelit të Dytë në Shkenca Juridike Civile pranë Universitetit të Tiranës në Vitin 2011. Z. Murat Lleshi është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1989. Z. Lazer Sallaku është diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1994 si dhe ka ndjekur studimet në Shkenca Natyre, në vitet akademike 1983-1988. Aprovuar Falas
9. 05.05.2022 (E-mail) Kërkesë për informacion në lidhje me numrin e personave të dënuar, nga viti 2014 deri në Prill 2022 për shkelje të ligjit që lidhen me cannabis sativa nga të gjitha Gjykatat e Shkallës së Parë si dhe llojet e dënimeve, masat e dënimeve dhe masa të tjera sigurie. Kthim përgjigje (me E-mail) 19.05.2022 Këshilli i Lartë Gjyqësor, në përmbushje të përgjegjësive për mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, në respektim të parimit qeverisës së efiçencës, si dhe në ushtrim të kompetencave për administrimin e gjykatave, informohet periodikisht mbi veprimtarinë e gjykatave në vend. Këto informacione përbëjnë një bazë të rëndësishme për politikat vendimmarrëse të Këshillit me synim garantimin e një sistemi gjyqësor funksional. Në këtë kuadër janë vendosur indikatorët e nevojshëm për monitorimin e produktivitetit dhe efiçencës së gjykatave, që shërbejnë si bazë për analizën e sistemit gjyqësor. Mbështetur në vendimin e KLGJ-së, nr.47, datë 11.02.2021 për miratimin e Udhëzuesit “Për mbajtjen dhe plotësimin e tabelave me të dhëna statistikore për efekt të matjes dhe monitorimit të produktivitetit dhe efiçencës së gjykatave”, është vetë gjykata që kujdeset për mirëmbajtjen e regjistrave dhe regjistrimeve të sakta në regjistra, si dhe në krijimin e statistikave të gjykatës, sipas kritereve të përcaktuara, nëpërmjet kancelarit, i cili mbikqyr mbledhjen dhe përpunimin e saktë të të dhënave si dhe orienton dhe mbikqyr punën e nënpunësve civilë gjyqësorë të gjykatës që përfshihen në regjistrimin e të dhënave dhe në përpilimin e statistikave. Kancelari dërgon raporte periodike në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për përdorimin dhe funksionimin e CMS si dhe raporton pa vonesë mbi nevojat dhe përditësimet e nevojshme të funksionimit të CMS (neni 39 I ligjit nr.98/2016 “Për organizmin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”). Pra KLGJ nuk mbledh dhe nuk përpunon këto të dhëna. Për sa më sipër, ju lutem drejtohuni gjykatave përkatëse për t’ju vënë në dispozicion informacionin e kërkuar. Aprovuar Falas
10. 24.05.2022

(shkresë)

Kërkesë për informacion në lidhje me arsimimin dhe të dhënat e diplomimit të një magjistrati. Kthim përgjigje

 

(me shkresë)

 

02.06.2022

Duke shprehur konsideratën për Ju dhe median në të cilën ushtroni profesionin, në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me numër rendor 10, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin numër 2945 prot., datë 24.05.2022, në bazë të të dhënave që disponon Drejtoria e Burimeve Njerëzore, dosja personale e gjyqtarëve dhe për aq sa lejon Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ju bëjmë me dije si më poshtë:

 

Z. Murat Lleshi, filloi studimet në vitin 1984 dhe mbaroi në vitin 1989, kursin e plotë të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, në Universitetin e Tiranës, në degën “Drejtësi” dhe është diplomuar me vendim të Komisionit Shtetëror, në datë 05.07.1989, me titullin “Jurist”, me numër regjistri 2655.

Aprovuar Falas
     11. 07.06.2022

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me kriteret dhe procedurat që ndiqen për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë. Kthim përgjigje

 

(me E-mail)

 

13.06.2022

Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 11, datë 07.06.2022, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 3187 Prot., datë 07.06.2022, referuar nenit 14/2/b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Në respektim të dispozitave të ligjit nr. 96/2016, të ndryshuar, Këshilli ka vendosur fillimin e procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademit 2021-2022 me anë të vendimit nr. 21, datë 17.01.2022, që gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor në linkun:

http://klgj.al/wp-content/uploads/2022/01/VENDIM-Nr.-21-Dat%C3%AB-17.01.2022-P%C3%8BR-FILLIMIN-E-PROCEDUR%C3%8BS-S%C3%8B-VERIFIKIMIT-T%C3%8B-KUSHTEVE-DHE-KRITEREVE-LIGJORE-T%C3%8B-REKRUTIMIT-SI-GJYQTAR-T%C3%8B-KANDIDAT%C3%8BVE-P%C3%8BR-MAGJISTRAT%C3%8B-PROFILI-GJYQTAR.pdf

Ju bëjmë me dije se emërimi i kandidatit magjistrat të diplomuar, referuar nenit 35 të ligjit nr.96/2016, të ndryshuar, kryhet nëse magjistrati plotëson njëkohësisht këto kritere:

a)      është diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, në formimin fillestar, me të paktën 70 përqind të pikëve maksimale të mundshme;

b)      është vlerësuar minimalisht “mirë” për të gjitha detyrat e dhëna gjatë stazhit professional në vitin e tretë të formimit fillestar;

c)      ka kaluar sërish verifikimin e pasurisë dhe figurës, të kryer nga Këshilli në përputhje me parashikimet në pikat 2 deri në 6, të nenit 32, të këtij ligji.

Në zbatimt të këtyre dispozitave, Këshilli ka miratuar Vendimin Nr. 75, datë 23.05.2019, “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, i cili ndër të tjera, përcakton rregulla të hollësishme lidhur me procedurat për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për emërimin e tyre si dhe verifikimin e pasurisë dhe të figurës së kandidatëve.

Bazuar në sa parashtrohet më sipër, Këshilli po kryen të gjitha veprimet procedurae dhe verifikuese të lidhura me proceset e ndryshme të përmbushjes së kushteve dhe kritereve ligjore nga kandidatët. Në këtë rast, pavarësisht se verifikimi ka nisur para diplomimit të kandidatëve për magjistratë, kjo procedurë do të përmbyllet vetëm pas diplomimit të tyre, pasi përbën kusht për emërimin si magjistrat.

Sipas aktit nënligjor të lartpërmendur, por edhe ligjit (Neni 35, i Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar), në përfundim të verifikimit për këtë kategori kandidatësh (magjistrat i diplomuar), Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos kualifikimin ose jo të kandidatit të diplomuar dhe vijimin e procedurës së mëtejshme për emërimin e tij si gjyqtar ose refuzimin e emërimit të tij.

Aprovuar Falas
     12. 10.06.2022

 

(E-mail)

Kërkesë për informacion zyrtar në plotësimin e një pyetësori online në përputhje me ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Kthim përgjigje

 

(online)

 

 

Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 12, datë 10.06.2022, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 3284 Prot., datë 10.06.2022, referuar nenit 14/2/b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, KLGJ ka dërguar përgjigjet përfundimtare për pyetjet e pyetësorit online nëpërmjet linkut të dërguar nga kërkuesi: https://cutt.ly/wJLiHrx Aprovuar Falas
     13. 14.06.2022

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me faktin se nëse KLGJ administron ndonjë shkresë për komunikimin e vendimit se znj. Etleda Çiftja me detyrë komisionere pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë në cilësinë e të pandehurës në një procedim penal. Kthim përgjigje

 

(me E-mail)

 

23.06.2022

Duke shprehur konsideratën për veprimtarinë e redaksisë tuaj, në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 13, datë 14.06.2022, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 3386 Prot., datë 14.06.2022, referuar nenit 14/2/b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk rezulton të jetë administruar shkresë ardhur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose nga institucione të tjera, që të komunikohet vendim se znj. Etleda Çiftja me detyrë Komisionere, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë në cilësinë e të pandehurës në një procedim penal.

Referuar rastit në fjalë, ju informojmë se Komisioni i Pavarur I Kualifikimit është organ kushtetues, veprimtaria e të cilit rregullohet tërësisht me ligj të veçantë, pra bazoheet tek ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohen rastet kur mbajnë përgjegjësi anëtarët e institucioneve të rivlerësimit dhe procedurën që ndiqet.

Bazuar në sa parashtrohet më sipër, objekti i kërkesës tuaj është jashtë fushës së ushtrimit të veprimtarisë dhe tërësisë së kompetencave të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të rregulluar nga legjislacioni në fuqi, pasi Komisionerët pranë KPK nuk gëzojnë statusin e magjistratit (mënyra e fitimit të së cilit përcaktohet në lidhin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtafrëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar), por gëzojnë statusin e anëtarit të Gjyktaës së Lartë,m për efekt page, shpërblimi dhe kujdesi social e shëndetësor të tyre.

Aprovuar Falas

 

 

     14. 20.06.2022

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me formularët e vetëdeklarimit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike në institucionin tuaj. Kthim përgjigje

 

(me E-mail)

 

23.06.2022

Duke shprehur konsideratën për Ju dhe organizatën në të cilën ushtroni profesionin, në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me numër rendor 14, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin numër 3495 prot., datë 20.06.2022, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju informojmë si më poshtë vijon:

 

Formularët e vetëdeklarimit, në zbatim të Ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, gjenden të publikuara në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në rubrikën “Programi i transparencës” në linkun e mëposhtëm:

http://klgj.al/programi-i-transparences/.

 

Aprovuar Falas
15. 27.06.2022

 

(E-mail)

Kërkesë për informacion në lidhje me transferimet e gjyqtarëve nga njëra gjykatë në një gjykatë tjetër dhe mënyra si procedohet me çështjet që kanë lënë pezull. Kthim përgjigje

 

(me E-mail)

 

05.07.2022

Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, regjistruar me numër rendor 15, datë 27.06.2022, në regjistrin përkatës të kërkesave dhe përgjigjeve, si dhe me aktin nr. 3647, Prot., datë 27.06.2022, referuar nenit 14§2§b të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar vendimin e tij nr.23, datë 07.02.2019, “Mbi miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, i ndryshuar, i cili ka për objekt përcaktimin e kritereve dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit sipas nenit 46 ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në momentin që procedohet një lëvizje e përkohshme e një gjyqtari për një periudhë të caktuar kohe, nga një pozicion i përhershëm në gjykatën e tij, në një pozicion të lirë të përkohshëm në një gjykatë tjetër të të njëjtit nivel, ose të një niveli më të lartë nëse plotëson kriteret për atë pozicion, gjyqtari i transferuar përjashtohet menjëherë nga procedurat e ndarjes së çështjeve gjyqësore në gjykatën ku ka caktimin e përhershëm. Gjyqtari i transferuar ngarkohet të përfundojë të gjitha çështjet gjyqësore që ka në gjykim në gjykatën e tij, si gjyqtar i vetëm, kryetar ose anëtar i trupit gjykues, për të cilat ka filluar shqyrtimi gjyqësor, si dhe ato në çdo gjykatë tjetër për gjykimin e çështjeve të veçanta. Çështjet e tjera gjyqësore dorëzohen menjëherë prej tij.

Sjellim në vëmendje se transferimi i përkohshëm i gjyqtarit kryhet vetëm kur nevoja e gjykatës nuk mund të plotësohet nëpërmjet skemës së delegimit. Në rastin e skemës së delegimit, gjyqtari përjashtohet nga shorti në gjykatën nga e cila vjen, por përfundon gjykimin e çështjeve që ka në shqyrtim në gjykatën e tij si dhe çështjet të cilat janë në fazën e konkluzioneve përfundimtare si në seancë paraprake, ashtu edhe seancë gjyqësore.

 

Aprovuar Falas
Back to top