Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Maksim Qoku

ZËVENDËSKRYETAR

Biografia

Maksim Qoku është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Ai mban funksionin e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.Menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, ai filloi punë si lektor i së drejtës, detyrë që ka mbuluar për shumë vite në vazhdim.

Përgatitja e tij si student nuk mbetet me aq, por ndiqet më pas nga diplomimi i tij me diplomë Master në Shkenca Civile, duke u mbyllur me studimet e Doktoraturës në po të njëjtën fushë. Në vitin 2015, i jepet titulli Profesor i Asociuar në Shkenca Civile. Përvoja e tij e punës përfshin ndër të tjera dhe detyrën si Avokat dhe Arbitër Ndërkombëtar. Ai ka shërbyer si anëtar i Komisionit të Reformës Ligjore. Mandati i tij në detyrën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një mandat me afat tre vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2021.

Back to top