Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ilir Toska

ANËTAR

Biografia

Ilir Toska është anëtar iKëshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga Mbledhja e  Përgjithshme e Gjyqtarëve si përfaqësues i Gjykatave të Apelit. Studimet e tij universitare fillojnë për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës për t’u ndjekur nga studimet Master të Nivelit të Dytë në të Drejtë Publike.

Emërimi i parë në detyrë ka qenë në pozicionin e Gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Librazhd, dhe më pas ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë. Përvoja e tij e punës përfshin edhe detyrën si Kryeinspektor i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një mandat me afat tre vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2021.

Back to top