Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Erjon Muharremaj

ANËTAR

Biografia

Erjon Muharremaj është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës. Studimet universitare i fillon për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, për të vijuar më pas me tituj të ndryshëm akademikë që ka marrë në universitete të tjera si: Master LLM në të Drejtën Ndërkombëtare Publike nga Universiteti Westminster në Mbretërinë e Bashkuar, Master Ekzekutiv në Shkenca dhe Politika Mjedisore nga Universiteti i Evropës Qendrore në Hungari, dhe Doktor i Shkencave nga Universiteti i Tiranës.

Që prej vitit 2008 e në vazhdim, ai ka qenë lektor i së drejtës dhe ka punuar si ekspert ligjor për organizata të ndryshme. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një mandat me afat tre vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2021.

Back to top