Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Brunilda Kadi

ANËTARE

Biografia

Brunilda Kadi është anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve si përfaqësuese e Gjykatave të Rrethit Gjyqësor. Ajo është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës dhe ka përfunduar studime edhe në Lado International College, Washington DC – SHBA. Ajo është diplomuar Gjyqtare nga Shkolla e Magjistraturës.

Përvoja e saj e punës fillon me emërimin si Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të vazhduar me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për tre vite, ajo ka ushtruar funksionin e anëtares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Znj. Kadi është eksperte pranë Shkollës së Magjistraturës dhe ka qenë, pjesëmarrëse si eksperte e Nivelit të Lartë në hartimin e ligjeve të gjyqësorit në kuadër të Reformës në Drejtësi. Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor është një mandat me afat tre vjeçar, i vlefshëm nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2021.

Back to top