Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftimi, për vend të lirë pune sipas procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë në kategorinë e Nivelit të Mesëm Drejtues

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;  VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil…” Ju përcjellim Njoftimin për shpalljen e konkurrimit për pozicionin:

1 (një) vend për Këshilltar në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria Niveli i Mesëm Drejtues) pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kategoria  II-b

 

N j o f t i m për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues.

N j o f t i m për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dheVKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Vendimit nr. 1, datë 21.02.2020 “Për planin vjetor të pranimit në shërbim civil për Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2020”, Urdhër nr.1, datë 06.05.2020Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil”,  Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen konkurrimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

– 1 (një) vende, në pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme (Kategoria II-b, Niveli i Mesëm Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, është si më poshtë:
  • Kërkimi ligjor dhe hartimi i projekt akteve individuale dhe nënligjore (dhe relacionet përkatëse) të cilat shqyrtohen dhe miratohen në mbledhjet plenare të Këshillit ose në komisione, në ushtrim të kompetencave të Këshillit;
  • Hartimi i opinioneve ligjore, politikave, deklaratave e qëndrimeve për llogari ose në emër të Këshillit ose komisioneve të tij (Këshillit) si dhe kontributi për hartimin e ligjeve në fushën e veprimtarisë së Këshillit duke mbajtur gjithnjë parasysh nevojën për përafrimin me legjislacionin europian.
  • Hartimi i raporteve dhe relacioneve shpjeguese mbi çeshtje që ka në kompetencë anëtari i komisionit të përhershëm apo të përkohshëm, duke asistuar atë në përmbushjen e detyrës si anëtar i komisionit respektiv.
  • Kërkimi i informacionit, hartimi i dokumentacionit dhe këshillimi mbi funksionet e komisioneve të përhershme të Këshillit.
  • Përgatitja e materialeve, relacioneve, projekt-vendimeve, statistika të ndryshme, të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e komisioneve të përhershme apo të përkohshme.
  • Konceptimi dhe përpilimi i përgjigjeve zyrtare të çdo shkrese administrative që korrespondon me fushën e veprimtarisë së komisionit përkatës.
  • Dhënia e mendimeve në formë të shkruar për projektaktin/et apo çështje të dërguar për shqyrtim anëtarit/komisionit/Këshillit.

– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b (dokument nga institucioni),

–          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme,janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (II-b).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Drejtësi (diplomë DIND ose DND, master shkencor)
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e legjislacionit.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 01.06.2020, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, për Administratën),  në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Bulevardi “Zogu I” tel:+355 42259817, fax:+355 42259822, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

–          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron.

–          CV.

–          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).

–          Fotokopje të librezës së punës,

–          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Vlerësimin e fundit nga eprori direkt,

–          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).

–          Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka).

–          Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

–          Vërtetim të gjendjes shëndetësore.

–          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet,

–          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.

–          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.

I.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza.

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim,për lëvizjen paralele do të kryhet brenda datës 03.06.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimal edhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurrim për lëvizjen paralele dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 I.4.b. Intervistimi i kandidatëve do të zhvillohet me datë 05.06.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al , në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;

a.Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

b.ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë”,

c.ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,

d.ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

e.ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

f.ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar,

  1. Kodin e Procedurës Administrative,

h.ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”,

i.ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”,

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:

-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë,

-me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare www.klgj.al

I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 15.06.2020.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:

a-   sipas procedurës së ngritjes në detyrë;

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria III-a ose III-a/1), ose të barazvlefshme me to.

–          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

b-  sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;

–          Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë punë në profesion.

–          Të mos kenë proces gjyqësor  penal, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Këshilltar, në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve të Përhershme, janë si më poshtë:

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategoria III-a ose III-a/1, për kandidatët nga brenda shërbimit civil), ose në pozicione të barazvlefshme me to.

–          Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë punë në profesion.

–          Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Drejtësi (diplomë DIND ose DND, Master Shkencor)

–          Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

–          Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.

–          Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 5 (pesë) vjet në fushën e legjislacionit.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 04.6.2020,pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, për Administratën), ),  në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Bulevardi “Zogu I” tel:+355 42259817, fax:+355 42259822, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

–          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron.

–          CV.

–          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).

–          Fotokopje të librezës së punës,

–          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).

–          Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka).

–          Vërtetim të gjendjes shëndetsore.

–          Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore sipas linkut

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

–          Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.

–          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet.

–          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.

–          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

II.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria dhe III-a ose III-a/1)dhe nga jashtë shërbimit civil me të paktën 5 (pesë) vjet përvojë punë në profesion, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për procedurën e ngritjes në detyrë dhe nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 15.06.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpalljen dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.

II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimal edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 15.06.2020, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

– Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervista.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

II.4.c. Fusha e njohurive,

-Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me;

  1. Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
  2. ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë”,
  3. ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”,

d.ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

e.ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

f.ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar,

g.Kodin e Procedurës Administrative,

h.ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”,

i.ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me; bëhet në lidhje me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin,aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën,

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë,

– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë,

– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihem me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 15.06.2020.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil,do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 15.6.2020, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

– Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

– Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurrimit.

– Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

– Për datën e daljes së rezultateve.

– Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

 

Drejtoria Burimeve Njerëzore

 

 

Back to top