Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Urdher

MIRATIMIN E PLANIT VJETOR TË TRAJNIMEVE PËR KËSHILLIN E LARTË TË DREJTËSISË

Mbështetur në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, në materialin e përgatitur nga Grupi i Punës, i ngritur me urdhërin nr.9 datë 19.03.2014 "Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e planit vjetor të trajnimeve për Këshillin e Lartë të Drejtësisë", në të cilin janë identifikuar nevojat për trajnime të administratës, të inspektoratit dhe anëtarëve të Këshillit si dhe në nevojat për rritjen e kapaciteteve të brendshme për të qënë në lartësinë e duhur për realimin e të gjithë prioriteteve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

 

V E N D O S A:

 

1. Miratimin e Planit Vjetor të Trajnimeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhëri.

2. Ngarkohet Grupi i Punës i ngritur me urdhërin nr.9 datë 19.03.2014 "Për ngritjen e grupit të punës për hartimin e planit vjetor të trajnimeve për Këshillin e Lartë të Drejtësisë", të monitorojë zbatimin e këtij plani vjetor, si dhe të propozojë rishikimin çdo tre muaj të tij, sipas nevojave.

3. Plani Vjetor i Trajnimeve të Publikohet në faqen zyrtare të KLD.

 

Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

ZËVENDËSKRYETARI

ELVIS ÇEFA

 

PS: Klikoni këtu për tu konsultuar me Planin Vjetor të trajnimit