Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim 20.01.2017

Njoftim për shtyp

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 20.01.2017 mbledhjen plenare, e cila ishte fokusuar në emërimin si magjistrat të diplomuarve që kanë ndjekur studimet (profili gjyqtar) në Shkollën e Magjistraturës, gjatë periudhës tetor 2013-qershor 2016. Në përfundim të diskutimeve, Këshilli mbështetur në nenet 35 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në informacion mbi vlerësimin e këtyre kandidatëve për magjistratë të përgatitur nga Shkolla e Magjistraturës vendosi të emërojë  “Magjistrat” të diplomuarit:

  1. Oltjona Flatur Goxha;
  2. Semiramis Xhevdet Hoxholli;
  3. Besjana Fadil Garxenaj;
  4. Ergys Ylli Gashi;
  5. Fildeze Bynjamin Hafizi;
  6. Ersida Enver Bajgora;
  7. Bevis Bejkush Shehaj;
  8. Artan Ilia Jahollari

Më pas Këshilli, vijoi me shpalljen e 3 (tre) vendeve të lira në gjykata e rretheve gjyqësor konkretisht, 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës; 1 (një) vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Gjithashtu u shpallën edhe 9 (nëntë) vende të lira në gjykatat administrative të shkallës së parë, konkretisht, nga 1 (një) vend për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, Durrës dhe Vlorë, si dhe nga 2 (dy) vende vakante për gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë, Shkodër, Korçë dhe Gjirokastër.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​