Njoftim 16.05.2018
NJOFTIM PUBLIK
Këshilli i Lartë i Drejtësisë,në mbledhjen e tij të datës 07.05.2018, mbështetur në nenet 46 dhe 160 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pasi shqyrtoi Raportin “Mbi organikat e paplotësura të gjykatave dhe mundësitë e transferimit të përkohshëm”, me vendimin nr. 32, datë 07.05.2018 vendosi të njoftojë publikisht gjyqtarët mbi mundësinë e transferimit të përkohshëm të magjistratëve, sipas kushteve të parashikuara në nenin 46 të ligjit nr.96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në gjykatat e mëposhtme:
1- Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë;
2- Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës;
3- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër;
4- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
5- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër;
6- Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë;
7- Gjykatën Administrative të Apelit.
Sa më sipër lutemi të shprehni interesin për transferim të përkohshëm në gjykatat e parashikuara më sipër, brenda datës 21 maj 2018.
KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË