Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2017 kld

2017 kld

logo-kldkgjk

 

 

PRISHTINË, 01.06.2017 – Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Kryesuesi Nehat Idrizi i shoqëruar nga disa anëtarë të KGJK-së, priti sot në një takim miqësor një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLD), kryesuar nga Presidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë dhe anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni, i shoqëruar nga anëtarët e KLD-së, Gerd Hoxha, Petrit Çomo si dhe Neritan Cena.

Delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore,  me qëllim të shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet institucioneve kryesore homologe të drejtësisë së dy vendeve,  e po ashtu edhe të shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira për një qeverisje sa më të mirë të sistemit gjyqësor.

Në këtë takim, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi e informoi  delegacionin e KLD-së, mbi përbërjen aktuale, funksionin dhe kompetencat e KGjK-së, si dhe organizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës në përgjithësi.

Kryesuesi Idrizi,  gjithashtu i njoftoi të pranishmit në lidhje me procesin për vlerësimin e gjyqtarëve,i cili është njëri nga prioritetet e KGjK-së, në funksion të promovimit dhe ngritjes profesionale të gjyqtarëve.

Delegacionit shqiptar, iu bënë të njohura edhe disa prej prioriteteve dhe arritjeve kryesore në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor, duke u ndalur në mënyrë specifike në decentralizimin e gjykatave në vend.

Anëtari i KLD-së - Presidenti i  Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë Gjin Gjoni, pasi vlerësoi punën e Këshillit Gjyqësor dhe Kryesuesit Idrizi, theksoi se një sistem gjyqësor i  pavarur është garanci  e  shtetit të së drejtës.

Në vijim të takimit, anëtari i KLD-së, Gjoni njoftoi Kryesuesin dhe anëtarët e KGjK-së, mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë, duke u ndalur në mënyrë specifike në vështirësitë dhe problemet që ka sot sistemi gjyqësor dhe se çdo ndërhyrje i thyen parimet bazë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Gjatë bashkëbisedimit, u evidentuan gjithashtu, sfidat e përbashkëta në kuadër të përmbushjes së objektivave që secili shtet bart në vetvete në fushën e drejtësisë, si dhe njëzëri u pajtuan që të vazhdoi edhe më tutje bashkëpunimi në mes të dy shteteve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë së Shqipërisë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve  të sistemit të drejtësisë së  Republikës së Kosovës.

Njoftim për shtyp

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i përbërë nga anëtarët, z. Gjin Gjoni, z. Petrit Çomo, z. Gerd Hoxha dhe z. Neritan Cena, u pritën nga Ministrja e Drejtësisë, së Republikës së Kosovës, znj. Dhurata Hoxha. Kryesuesi i delegacionit të Këshilli i Lartë i Drejtësisë z. Gjin Gjoni, e falënderoi Ministren Hoxha për mikpritjen dhe e njohu me procesin e reformave në sistemin e drejtësisë në Shqipërisë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit theksuan se për një gjyqësorë të fortë dhe të pa ndikuar, duhet forcuar transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut.

Në këtë takim, ministrja Hoxha theksoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka institucioni që ajo drejton me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, sa i përket hartimit të legjislacionit të fushës së Drejtësisë. “Puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet pasqyruar më shumë, ne kemi gjyqtarë dhe prokurorë shumë të mirë, që punën e tyre e bëjnë me përkushtim dhe profesionalizëm, por ajo duhet të pasqyrohet më shumë, në mënyrë që të rritet besimi i publikut në drejtësi”, theksoi ministrja Hoxha.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, Delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u prit nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, ashtu edhe nga drejtori Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, z. Besim Morina. Në të dy këto takimi u evidentuan sfidat e përbashkëta në kuadër të përmbushjes së objektivave që secili shtet bart në vetvete në fushën e drejtësisë, duke vënë theksin tek krijimi i mundësive për një bashkëpunim ndër shtetëror në sistemet e drejtësisë se dy vendeve.

Forcimi i bashkëpunimit me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira ishte pjesë e komunikimit që pati delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë edhe me Kryeprokurorin e Shtetit të Kosovës z. Aleksandër Lumezi gjatë një dreke pune të organizuar për nder të delegacionit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Njoftim për shtyp

Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësorë, që po zhvillon punimet në Paris, Francë në datat 7-9 Qershor 2017, marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, z. Gjin Gjoni dhe z. Gerd Hoxha.

Një ditë para fillimit të punimeve të asamblesë, dy anëtarët e KLD-së, morën pjesë në një takim që Presidentja, Znj. Nuria Díaz Abad dhe bordi i ENCJ, ia kushtoi përfaqësuesve të vendeve vëzhguese nga Shqipëria, Ukraina dhe Serbia, me qëllim prezantimin e ecurisë së reformimit të sistemit të drejtësisë në këto vende.Përfaqësuesit e KLD shprehen gatishmërinë e të gjithë trupës së gjyqtarëve për të kryer sa më shpejt procesin e reformimit të sistemit gjyqësor por, duke mbajtur parasysh parimet themelore të shtetit të së drejtës, një prej të cilave është edhe pavarësia dhe mosndërhyrja e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në funksionimin dhe administrimin e drejtësisë.

Gjithashtu, gjyqtarët shqiptarë patën takime me përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit në vendet e Bashkimit Europian si: kryetari i Gjykatës së Kasacionit, France, z. Berttrand Louvel, Lordin John Thomas, Chief Justice i Anglise dhe Uellsit, etj., të cilët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me klimën e presionit që shpesh herë pushteti ekzekutiv dhe legjislativ ushtron mbi pushtetin gjyqësor.

Rrjeti Evropian i Këshillave Gjyqësorë (ENCJ) është organi i cili bashkon të gjitha Këshillat Gjyqësor të Shteteve Anëtare të BE-së dhe përfaqëson ata në BE, me synimin kryesor forcimin e një gjyqësori të pavarur, por të përgjegjshëm, duke promovuar praktikat më të mira.​

Në datat 10-11 korrik, zhvilloi punimet në Burgas, Bullgari Konferenca e 12-të Plenare e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësorë, i krijuar në vitin 2006, ka në përbërje si anëtare me të drejta të plota:  Shqipërinë, Bullgarinë, Bosnje-Hercegovinën, Hungarinë, Italinë, Kosovën, Malin e Zi, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë.

Në fjalën e mirëseardhjes, zoti Dimitar Uzunov, përfaqësues i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Bullgarisë, e konsideroi organizimin e kësaj konference si një rast shumë të mirë për të shkëmbyer ide dhe përvoja pozitive që i shërbejnë praktikave gjyqësore në tërë rajonin. Zoti Gjin Gjoni, njëkohësisht President i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, dhe drejtues i punimeve të kësaj konference, u shpreh mes të tjerash se “Roli i Rrjetit duhet të forcohet duke qenë në mbrojtje të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si garanci për sundimin e ligjit në rajon. Rrjeti duhet të marrë një pozicion pro aktiv në ruajtjen dhe forcimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përmirësimin e besimit në gjyqësor, rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të gjyqësorit si dhe forcimin e kapacitetit institucional të këshillave për gjyqësorin në reagim ndaj ndërhyrjeve dhe presioneve të pushtetit ekzekutiv, të mediave, apo nga çdo kah që të vijnë. Bashkëpunimi i anëtarëve të Rrjetit duhet të përmirësohet edhe në drejtim të forcimit të luftës së përbashkët kundër terrorizmit”. Nga të pranishmit u ra dakord që Këshillat Gjyqësorë, anëtarë të këtij rrjeti duhen inkurajuar që të lehtësojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë qasje, apo praktika të ngjashme ndaj problemeve që kanë sistemet gjyqësore në vendet respektive.

Në përfundim të diskutimeve, Rrjeti në vijim të ndryshimit me vota unanime të statutit në pikën që parashikon zgjedhjen e Presidentit të Rrjetit, zgjodhën me unanimitet, për të tretin mandat radhazi, z. Gjin Gjoni, anëtar i KLD-së, si President të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.

Po kështu, u pranua kërkesa e Serbisë për anëtarësim, pas zgjidhjeve të disa mosmarrëveshjeve me Kosovën, ku një rol aktiv  në negociata luajti edhe delegacioni Shqiptar dhe Presidenti i Rrjetit.

Punimet e Konferencës Plenare patën një rëndësi të veçantë për Kosovën e cila u zgjodh, për herë të parë që nga fitimi i Pavarësisë, anëtare e Bordit Drejtues të këtij organizmi.

Presidenti i Rrjetit, Z. Gjoni, në një numër takimesh bilaterale me drejtues të Këshillave Gjyqësorë – anëtare të Rrjetit si Itali, Hungari, Bullgari dhe Turqi si edhe një takim të veçantë me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Bullgarisë, z. Sotir Tsatsarov, theksoi nevojën e një bashkëpunimi më aktiv të institucioneve të drejtësisë të vendeve respektive me qëllim ruajtjen dhe forcimin e pavarësisë së gjyqësorit si edhe rritjen e efiçencës dhe profesionalizmit nëpërmjet projekteve të përbashkëta. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, më datë 17.07.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin e kërkesës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë për fillimin e procedurave për deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë zj. M.A. Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën t’ia kalojnë për shqyrtim këtë çështje, Presidentit të Republikës.

Në vijim Këshilli mbështetur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 34 datë 10.04.2017, lidhur me mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, nuk miratoi kërkesën për deklarimin e mbarimit të statusit për shkak të mbushjes së pensionit për disa gjyqtarë.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës dhe miratimin e komandimit të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë z. Durim Kadiu pranë Gjykatës së Lartë.

Këshilli shqyrtoi edhe kërkesën e kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje zj. Esmeralda Çeka, lidhur me nevojën e komandimit të një kryetari pranë kësaj gjykate, për shkak të përfitimit nga ana e saj të lejes së barrëlindjes, në muajin korrik 2017. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli vendosi emërimin e përkohshëm të gjyqtares Saemira Hila për të ushtruar detyrën e Kryetares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, deri në përfundimin e lejes së barrëlindjes së kryetares aktuale.

Më tej mbledhja vijoi me miratimin e kërkesës së pesë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me objekt “Futja në rend të ditës të shqyrtimit të çështjes në lidhje me dhënien e lejeve të papaguar sipas nenit 24 të ligjit nr.96/2016”, kërkesë e cila u miratua nga Këshilli.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

​ 

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 15.09.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin dhe shqyrtimin e informacionit të përgatitur nga Inspektorati i KLD mbi problematikat që lidhen gjatë zbatimit të ligjit nr. 84/2016 "Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë". Në përfundim të diskutimeve, Këshilli, shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij brenda kornizës ligjore në fuqi në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, me qëllim përshpejtimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve. 

Në kuadër të nismës së Presidentit të Republikës, për të raportuar mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga KLD, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje, anëtarët e Këshillit pasi shqyrtuan informacionin e ardhur nga Inspektorati, vendosën që në mbledhjen më të afërt të analizojnë informacionin që i është kërkuar Gjykatave nën juridiksionin e KLD-së në lidhje me çështjet që lidhen me fenomenin shqetësues të dhunës në familje.  

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, anëtarët e KLD-së shqyrtuan raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi kryerjen e hetimit administrativ për verifikimin e procedurave të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasen L.R. Duke mbajtur në konsideratë ndjeshmërinë që ka në opinionin publik fenomeni i dhunës në familje,  Këshilli vendosi të kryej një inspektim tematik për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, E.S.

Më tej mbledhja vijoi me miratimin e programit të punës për përfundimin e vlerësimeve profesionale për periudhën 2010-2012. Gjithashtu, me konsensusin e anëtarëve të Këshillit u caktua z. Gerd Hoxha, si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Bulevardi “Zog I”, Tiranë,              Tel: +355 4 2259817,    Fax: +355 4 2259822                                                   www.kld.al

Njoftim

për

shpalljen e listës së verifikimit paraprak të kandidatëve.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,kreu IV, pika 4/b, bëjmë shpalljen e listës e verifikimit paraprak të kandidatëve, për 1 (një) vend, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil,në pozicionin Specialist Jurist (kategoria ekzekutive), në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit,pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si mëposhtë;

  1. Valbona Bako

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Bulevardi “Zog I”, Tiranë,                Tel: +355 4 2259817,    Fax: +355 4 2259822                                                 www.kld.al

N j o f t i m,

për konkurimin për vend të lirë pune, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton se,  duke qënë se pozicioni i lirë i shpallur, për Specialist Jurist (kategoria ekzekutive IV-a), në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. 

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, Për shërbimin civil”,  i ndryshuar.

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Nga verifikimi paraprak, i gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, për përmbushjen e kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, rezulton se kandidatët që plotësojnë, kërkesat e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, për Specialist Jurist (kategoria ekzekutive IV-a), duke paraqitur renditjen e tyre sipas rendit alfabetik, janë si më poshtë:

  1. Valbona Bako

- Konkurimi ikandidatit, në testimin me shkrim do të zhvillohet më datë 12.10.2017, ora 11.00, në ambjetet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,po atë ditë pas vlerësimit me shkrim, do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që grumbullojnë më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë).

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në testim dhe intervistë janë;

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë”, ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatit do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet jetëshkrimi, më pas do vlerësohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve, për kandidatin pjesëmarrës do të jetë data 13.10.2017.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të çdo kandidati.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 22.09.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin formal të informacionit të paraqitur në Këshill në lidhje me takimin e zhvilluar nga Kryeinspektori dhe Sekretari i Përgjithshëm i KLD-së, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Pasi u analizua informacioni, anëtarët shprehën një zëri vullnetin e KLD-së, për të bashkëpunuar më të gjithë Institucionet shqiptare dhe Institucionet partnere ndërkombëtare, që kanë asistuar në procesin e Reformës në Drejtësi, për të çuar përpara procesin. Gjithashtu, në emër të Këshillit, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, theksoi se KLD dhe Inspektorati i saj do të përmbushin të gjitha detyrimet që do i ngarkohen nga ky proces. Për të rakorduar qëndrimet më institucionet që merren me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, përfshi edhe miratimin e akteve të përbashkëta, KLD vendosi të ngrejë një grup pune prej 4 anëtarësh, të cilët do rakordojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të përhershme lidhur me ecurinë e procesit dhe problematikat.  

Përbërja e grupit të punës do jetë si më poshtë:

Z. Vangjel Kosta, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Kuvendi.

Z. Gerd Hoxha, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.

Z. Neritan Cena, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.

Përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.    

Bazuar në rendin e ditës mbledhja vijoi me shqyrtimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 15 gjyqtarë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 02.10.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi me njohjen e anëtarëve, mbi takimet dhe hapat e ndërmarra nga Grupi i Punës, që KLD ngriti mbledhjen e kaluar me qëllim rakordimin dhe miratimin e akteve të përbashkëta, meinstitucionet e ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.

Grupi i punës informoi anëtarët e Këshillit se gjatë takimeve me institucionet përgjegjëse për zbatimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve është rënë dakord të përcaktohen  rregullat e detajuara për shortin, si dhe në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të procedohet për përfundimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtarë të reformës. Bazuar në konkluzionet e takimeve, Grupi i Punës informoi anëtarët e KLD-së, se është rënë dakord që të vijohet bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve, për të siguruar zbatimin efektiv dhe unifikues të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve. Në këtë kuadër, Grupi i Punës do bashkëpunojë edhe me prokurorinë për të siguruar, për aq sa është e mundur, krijimin e të njëjtës praktikë pune.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vijoi me shqyrtimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për disa gjyqtarë. Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Bulevardi “Zog I”, Tiranë,              Tel: +355 4 2259817,    Fax: +355 4 2259822                                     www.kld.al

Njoftim

 për shpalljen e listës fituese.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kreu IV, pika 14 dhe pika 22,shpall listën e  fituesve, në përfundim të konkurimit nëpërmjetkonkursit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, si më poshtë;

  1. Valbona Bako,

për 1 (një) vënd të lirë, në pozicionin Specialist Jurist në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit,  pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

Faqe 2 nga 3