2016 kld

2016 kld

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr.1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I.H. si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor i formës së prerë.

logo-kldBazuar në ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil" i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 "Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive", Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton se, duke qënë se pozicioni i lirë i shpallur, Specialist i Teknologjisë së Informacionit (IT), (kategoria ekzekutive IV-a), në Sektorin e Shërbimeve, në Drejtorinë e Administratës dhe Financës, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 25.04.2016 mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit te Rrethit Gjyqësor Mat, R.K. Pas diskutimeve, Këshilli miratoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë, për dhënien e masës disiplinore ndaj gjyqtarit R.K, të ushtrimit të detyrës në një gjykatë të të njëjtit nivel jashtë rrethit gjyqësor ku ai ka emërimin e tij, konkretisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për një periudhë 1 (një) vjeçare.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se me vendimet nr. 41 datë 11.04.2016 vendosi të shpallë 1 (një) vend vakant, për inspektor në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 11.04.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin dhe miratimin e strukturës së posaçme për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe të Vendimit nr. 17/2016 "Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", të Kuvendit të Shqipërisë.

Njoftim për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, sipas procedurës së lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil" i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 "Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive", Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall konkurimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive (të dyja procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si mëposhtë:

N j o f t i m

për konkurimin për vend të lirë pune, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton se,  duke qënë se pozicioni i lirë i shpallur, për Specialist Jurist (kategoria ekzekutive IV-a), në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. 

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, Për shërbimin civil”,  i ndryshuar.

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Nga verifikimi paraprak, i gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, për përmbushjen e kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, rezulton se kandidatët që plotësojnë, kërkesat e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, për Specialist Jurist (kategoria ekzekutive IV-a), duke paraqitur renditjen e tyre sipas rendit alfabetik, janë si më poshtë:

  1. Amanda Pumo
  2. Aurora Ndreu
  3. Erjon Marku
  4. Florian Prendi
  5. Lorena Këpucka
  6. Teuta Nuredin

- Konkurimi i kandidatëve, në testimin me shkrim do të zhvillohet më datë 12.01.2017, ora 10.00, në ambjetet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,po atë ditë pas vlerësimit me shkrim, do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që grumbullojnë më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë).

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në testim dhe intervistë janë;

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligjin nr. 115/2016, “Për organet e sistemit të drejtësisë”, ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet jetëshkrimi, më pas do vlerësohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve, për të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të jetë data 13.01.2017.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të çdo kandidati.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

logo-kldNë zbatim të pikës 1, të kreut VI, të Vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, njoftojmë të gjithë Gjyqtarët e Gjykatave të rretheve Gjyqsore, Gjykatave të shkallave të Para Administrative, Gjykatës së shkallës së Parë të krimeve të Rënda, Gjykatave të Apeleve, Gjykatës Administrative e Apelit, Gjykatës së Apelit për krimet e Rënda, që duke filluar nga data 29.3.2016 dhe në përputhje me afatet ligjore të procesit të vetëdeklarimit, të depozitojnë personalisht pranë Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 07.03.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin dhe miratimin e Raportit "Mbi kryerjen e inspektimit në Gjykatën e Apelit Korçë, lidhur me ankesën e bërë publike në disa media të shkruara dhe audiovizive ndaj gjyqtarit Stavri Kallço, për mosrespektim formal të ligjit dhe kryerjes së detyrës në papajtueshmëri me funksionin e gjyqtarit" të Inspektoratit të KLD-së.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 15.01.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me përfshirjen në rendin e ditës së kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, për shtimin me 6 gjyqtarë në organikën e Gjykatës së Apelit Administrativ, kërkesë e cila u miratua nga KLD.

Faqe 3 nga 3