2016 kld

2016 kld

 

Për shpallje konkurimi  për vend të lirë pune, sipas procedurës së lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

 

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall konkurimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive (të dyja procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë),  si mëposhtë:

 

Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë (kategoria ekzekutive IV-a), në Sektorin e Integrimit dhe Mardhënieve me Jashtë,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

 

-Përshkrimi i përgjithshëm i punës përpozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  janë si  më poshtë:

 

  • Përgatitja e materialeve informuese për veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe  raportimi i tyre pranë institucioneve evropiane.
  • Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Drejtësisë dhe me institucionet e tjera, për angazhimet e marra nga Republika e Shqipërisë, në kuadër të procesit të integrimit europian;
  • Kujdeset për monitorimin dhe raportimin brenda institucionit lidhur me çështje të integrimit europian;

 

  1. Konkurimi, nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele

 

-Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (IV-a).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni).
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil, duhet vlerësim nga eprori direkt),
  • Të plotësojë kriteret e vecanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  janë si  më poshtë:

 

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Diplomë DIND ose DND), me shkëputje nga puna.
  • Të njohjë shumë mirë gjuhën angleze dhe gjuhës italiane, të mbrojtura pranë UT/institucione homologe,  njohja e një gjuhe tjetër europiane, përbën avatazh.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 (një) vit, në profesion.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 29.7.2016, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

 

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Dëshmitë e gjuhëve të huaja.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

 

-Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

 

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për lëvizjen paralele dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 01.8.2016, në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtetpër lëvizjen paralele dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë.

 

-Intervista e  strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 12.8.2016, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit e Lartë të Drejtësisë.

 

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

 

 

 

Kushtetutën, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 8549 datë 11.11.1999, Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, mbi strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim si dhe njohja meprocesin e përafrimit të legjislacionit vendas me acquis communautaire dhe për raportimin e akteve normative, që adaptojnë acquis communautaire;

 

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

 

-Data e daljes së rezultateve do të jetë 15.8.2016.  

 

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

 

II.   Konkurimi, nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

(Vetëm rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 16.8.2016).

 

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, Për shërbimin civil”,  i ndryshuar.

 

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  janë si  më poshtë:

 

  • Të plotësojë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Diplomë DIND ose DND), me shkëputje nga puna.
  • Të njohjë shumë mirë gjuhën angleze dhe gjuhës italiane, të mbrojtura pranë UT/institucione homologe,  njohja e një gjuhe tjetër europiane, përbën avatazh.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 (një) vit, në profesion.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

 

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 03.8.2016, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

 

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Dëshmitë e gjuhëve të huaja.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

 

-Konkurimi është i hapur dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

 

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 15.8.2016,në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të dalin rezultatet e verifikimit paraprak dhe shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpallura për konkurim.

 

- Konkurimi ikandidatëve, data, ora e saktë dhe vendi ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të njiheni nëpërmjet adresës tuaj të e-mail dhe duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 16.8.2016.

 

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

 

Kushtetutën, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 8549 datë 11.11.1999, Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, mbi strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim si dhe njohja meprocesin e përafrimit të legjislacionit vendas me acquis communautaire dhe për raportimin e akteve normative, që adaptojnë acquis communautaire;

 

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, vlerësimi me shkrim dhe më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

 

-Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihem me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 16.8.2016.

 

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 

-Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 16.8.2016, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

 

- Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

 

- Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit .

 

            - Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

 

- Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.

 

- Për datën e daljes së rezultateve.

 

- Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

 

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë

 

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 08.07.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me ceremoninë e betimit të 9 (nëntë) magjistratëve që përfunduan Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2014-2015, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, në detyrën e gjyqtarit, bazuar në propozimin e bërë nga KLD.

Pas leximit të formulës së betimit: "Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjet në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale. Betohem", në praninë e anëtarëve të KLD-së, gjyqtarët më të rinj të sistemit u betuan sipas procedurës ligjore.

Betimi mbi Kushtetutë u bë nga gjyqtarët:

Znj. Matilda Fetau, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Z. Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Znj. Ina Hoxhaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec;
Znj. Armela Hasantari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Z. Paulin Çera, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Znj. Esmerilda Habili, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Z.  Gentian Marku, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë;

Znj. Nertila Kape, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;

Znj. Yrfet Shkreli, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet;

Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, për vënien në ekzekutim të vendimit penal nr. 156 akti, datë 29.06.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, dhënë ndaj shtetasit Sh.Ç., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, në kuadër të procedimit penal nr. 152/2015. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi pezullimin nga detyra, të gjyqtarit Sh.Ç., deri në marrjen e vendimit gjyqësor të formës së prerë për çështjen penale në ngarkim të tij.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim, anëtarët miratuan aktet e Vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Jak Ndoka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë;

Gjyqtar Granit Qypi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës;

Gjyqtar Bledar Abdullai, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Artur Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtar Martin Deda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Fatri Islamaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

Faqja ne perpunim e siper

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 20.06.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me propozimin për emërimet përfundimtare të magjistratëve, të cilët kanë përfunduar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës, viti akademik 2014-2015, profili gjyqtar, në vendet e vëna në dispozicion të tyre nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Në përfundim të diskutimeve, si dhe mbështetur në rezultatet e procesit të shortit të realizuar, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e magjistratëve si më poshtë:

Znj. Matilda Fetau, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Z. Besmir Stroka, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Znj. Ina Hoxhaj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec;
Znj. Armela Hasantari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Z. Paulin Çera, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;

Znj. Esmerilda Habili, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Z.  Gentian Marku, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë;

Znj. Nertila Kape, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër;

Znj. Yrfet Shkreli, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet;


Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët vendosën konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit në datën 26.06.2016, të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Durrës, Valentina Sadiraj, si dhe shpalljen, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, të vendit vakant në Gjykatën e Apelit Durrës.

Mbledhja vijoi me shqyrtimin e shkresës së Gjykatës së Lartë mbi dhënien e pëlqimit për përfundimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë për gjyqtaret Emona Muçi dhe Adelajda Gjuzi. Në përfundim, anëtarët miratuan kërkesën, dhe dy gjyqtaret kthehen pranë gjykatave ku ato kanë emërimin e tyre për ushtruar detyrën e gjyqtarit.

Gjithashtu Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve", dhe në përfundim të këtij shqyrtimi anëtarët miratuan aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Petrit Aliaj, Gjykata e Apelit Vlorë;

Gjyqtar Tonin Stërkaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Gjyqtar Ded Miri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;

Gjyqtare Irena Maneku Gjoka, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;

Gjyqtare Marinela Osmani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Izet Kadana, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë;

Gjyqtare Irida Kacerja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Gjyqtare Ilirjana Olldashi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Gjyqtare Zegjine Sollaku, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Enekeledi Hajro, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Pëllumb Vehbiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër;

Gjyqtare Elbana Lluri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Artur Gaxhi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtare Alma Brati, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Fehmi Petku Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtare Kaçe Agolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Rexhep Karaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat;

Gjyqtar Ilir Çeliku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Astrit Faqolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtare Joana Qeleshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan edhe projekt-aktet e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 "Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë", të veprimtarisë për 4 (katër) inspektorë:

1. Sofia Zhilla, Inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

2. Vojsava Osmanaj, Inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

3. Kujtim Vraniçi, Inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë;

4. Qemal Zaimi, Inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim, Këshilli vendosi edhe delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 22.02.2016, mbledhjen plenare, e cila nisi me vazhdimin e shqyrtimit të problematikës lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkak të qenies së trupës gjyqësore të kësaj gjykate me dy gjyqtarë. Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën delegimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për gjykuar një numër të caktuar çështjesh.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 11.06.2016, mbledhje të jashtë radhe, të thirrur nga Kryetari i Këshillit, për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në sistemin gjyqësor, pas sulmeve të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri, ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit z. Arjan Aliaj në veçanti por dhe trupës gjyqësore në tërësi, ku në përfundim, Këshilli vendosi të bëjë kallëzim penal pranë Prokurorit të Përgjithshëm, ndaj ministrit të Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri.

logo-kld

 

Sot, Kryeministri z. Edi Rama, ashtu si dhe ministri i Punëve të Brendshme z. Saimir Tahiri përdorën një arsenal të padenjë fjalësh ndaj një gjyqtari, për "gabimin" e tij të vetëm se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, kishte miratuar kërkesën e prokurorit, për dhënien e masës së pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ky reagim, pasuar nga një fjalor i papërshtatshëm, kur artikulohet nga një Kryeministër dhe një ministër i Punëve të Brendshme, është një kërcënim i hapur ndaj, jo vetëm këtij gjyqtari që dje dha një vendim, por një kërcënim ndaj të gjithë trupës gjyqësore.
Deklarimet të tilla, të përcjella me një intensitet të tillë, në një moment të papërshtatshëm, për stadin në të cilën është procesi i miratimit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, japin mesazhin, përkundër pritshmërive, që kjo reformë mund të jetë vetëm një fasadë e dalë boje. Sjellja e sotme tregon qartë, se në të parin moment, që përfaqësues apo eksponentë të qeverisë u "atakuan" nga një vendim gjykate, i cili për më tepër është i ankimueshëm, u kalua në një turravrap përdhosjesh, poshtërimesh dhe kërcënimesh, ç'ka të ul pritshmërinë se Reforma në Drejtësi po kërkohet me aq ngulm, jo për nevojën që ka sistemi i drejtësisë me brishtësinë e tij për konsolidim, por për të kontrolluar politikisht këtë sistem.
Në respekt të opinionit publik, e informojmë se gjyqtari Arjan Aliaj, është rikthyer më parë në sistemin e drejtësisë, me vendimin e KLD nr. 256 datë 02.12.2009, në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese nr. 11, datë 02.04.2003.
Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i kërkon Kryeministrit të vendit, funksionarëve të tjerë të lartë ose jo, por dhe kujtdo, që ushtron apo parashikon të ushtrojë ndikim, presion apo kërcënim, ndaj gjyqtarëve a trupës gjyqësore në tërësi, ta ndalojë menjëherë, ndikimin, presionin apo kërcënimin, sepse ky është dëmi më i madh që mund t'i bëhet themeleve të shtetit të së drejtës, dëmi më i madh që mund t'i bëhet aspiratave të vendit për intregrimin evropian.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kërkon nga trupa gjyqësore të vijojë veprimtarinë e saj, duke mos u ndikuar nga asnjë lloj ndërhyrje dhe kërcënimi në ushtrimin e detyrës, duke garantuar kështu funksionimin e shtetit të së drejtës, ashtu si dhe duke patur në fokus të punës, respektimin e procesit të drejtë gjyqësor, dhe garantimin kurdoherë të një transparence dhe përgjegjshmërie maksimale në përmbushjen e detyrave.

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 27.05.2016 mbledhjen plenare, e cila nisi me miratimin e vendimeve për kthimin në vendin e punës si gjyqtarë, të zj. Alma Kodraliu dhe z. Durim Kadiu, pas përfundimit të lejes së akorduar nga KLD për të shërbyer si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi kërkesën për mësimdhënie të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, z. Aleks Nikolli.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, shqyrtuan kandidaturat, për plotësimin e 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe plotësimin e 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në përfundim të procesit të votimit, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash transferimin, zj. Ornela Naqellari, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe zj. Emona Muçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër transferohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Me miratimin e transferimit të dy gjyqtarëve të mësipërm u miratua më pas dhe kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike të dy vendeve vakante, konkretisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, vende të cilat do të jene në dispozicion të magjistratëve të rinj.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, anëtarët e Këshillit, shqyrtuan raportin "Mbi veprimtarinë e Inspektoratit të KLD-së për vitin kalendarik 2015" dhe në përfundim të diskutimeve, u miratua raporti "Mbi veprimtarinë e Inspektoratit të KLD-së për vitin kalendarik 2015".

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli konstatoi mbarimin dhe riemëroi për një mandat 5-vjeçar Inspektorët e më poshtëm:

-         Piro Samara, i emëruar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 252/9, datë 22.09.2009.

-         Fatbardh Çoniku, i emëruar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 265, datë 15.06.2010.

-         Zhaneta Pira e emëruar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 268, datë 15.09.2010.

-         Dashuri Gjunkshi e emëruar me Vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 270, datë 12.11.2010. 

Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin projektvendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë “Për bashkëpunimin e inspektorateve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë në verifikimin e ankesave dhe në inspektimet e përgjithshme”, përgatitur nga grupi i punës i ngritur për këtë qëllim. Në përfundim, Këshilli me qëllimin e vetëm të intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy inspektorateve, në procesin e verifikimit të ankesave të paraqitura ndaj gjyqtarëve, miratoi projektvendimin përkatës.

Gjithashtu Këshilli shqyrtoi raportet mbi vlerësimin e veprimtarisë të disa kryetarë gjykate dhe në përfundim miratoi raportet e vlerësimit për:

- Z. Arben Vrioni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan

- Z. Guximtar Boçi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

- Z. Fatri Islamaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Referuar përcaktimeve në rendin e ditës, Këshilli shpalli një vend vakant për inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas emërimit në Gjykatën e Apelit Shkodër, të një inspektori.

Gjithashtu, Këshilli miratoi propozimin e një anëtari, për të verifikuar procedurat e hedhjes së shortit, në Gjykatën e Apelit Durrës.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

 

Në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, anëtarët z. Astrit Haxhialushi, zj. Eneida Civici, dhe z. Gerd Hoxha, shoqëruar nga drejtues të administratës pranë KLD-së, pritën në një takim miqësor një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryesuar nga Kryesuesi i këtij Këshilli z. Nehat Idrizi, z. Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme, anëtarja zj. Makifete Saliuka dhe z. Albert Avdiu, drejtor i Sekretariatit te Këshillit Gjyqësor.

Delegacioni i Këshillit Gjyqësor të Kosovës po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadër të shkëmbimit të eksperiencës ndërmjet institucioneve kryesore të drejtësisë së dy vendeve. Vizita e delegacionit nga Kosova ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve homologe nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe nxitjen e praktikave më të mira në mirëqeverisjen së sistemit gjyqësor.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e njohën Kryesuesin dhe delegacionin që e shoqëronte mbi përbërjen, funksionet dhe kompetencat e KLD-së, si dhe organizimin e sistemit gjyqësor në përgjithësi.

Delegacionit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës iu bënë të njohura edhe disa prej arritjeve kryesore dhe prioriteteve të KLD-së, në kuadër të reformimit të sistemit gjyqësor shqiptar.

Në vijim të takimit Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) z. Nehat Idrizi i njohu anëtarët e KLD-së, për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Duke u ndalur në mënyrë specifike në vështirësitë dhe problematikat që ka sot sistemi gjyqësor në të dy vendet, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim që kushte esenciale për mirëfunksionimin e këtij sistemi janë rritja e mëtejshme e përgjegjshmërisë dhe forcimi i sistemit të karrierës së gjyqtarëve.

Në këtë linjë palët e konsideruan pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe pikësëpari të KLD-së dhe KGjK-së si autoritete shtetërore përgjegjëse për karrierën e gjyqtarëve, ndaj çdo lloj ndërhyrje, si një ndër parimet bazë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Në takim pati shkëmbim idesh lidhur me rëndësinë që paraqesin sistemet reciproke të përdorura në vlerësimin mbi kritere objektive të karrierës së gjyqtarëve si edhe në procedurat që ndiqen në procedimet disiplinore të tyre. Gjatë bashkëbisedimit, u evidentuan gjithashtu, sfidat e përbashkëta në kuadër të përmbushjes së objektivave që secili shtet mbart në vetvete në fushën e drejtësisë.

Në takimin midis dy Këshillave, merrnin pjesë edhe drejtues të administratave respektive, të cilët ndanë mes tyre eksperiencat gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Njoftim për shpalljen e listës së fituesve.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil" dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 "Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive", kreu IV, pika 14 dhe pika 22, shpall listën e fituesve, të konkurimit nëpërmjet konkursit të hapur, si më poshtë;

1. Çlirim Omuri,

në pozicionin Specialist i Teknologjisë së Informacionit (IT), (kategoria ekzekutive), në Sektorin e Shërbimeve, në Drejtorinë e Administratës dhe Financës, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, dënon çdo formë presioni, që Kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe një grup politikanësh, ushtruan dje, më datë 11 maj 2016, ndaj Gjykatës së Apelit Administrativ, lidhur me një çështje gjyqësore, e cila është ende në gjykim.

Faqe 2 nga 3