Njoftim 16.08.2016
N j o f t i m
për konkurimin për vend të lirë pune, sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton se, duke qënë se pozicioni i lirë i shpallur,Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë (kategorisë ekzekutive IV-a), në Sektorin e Integrimit dhe Mardhënieve me Jashtë, në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi për të vepruar.
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
- Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil” i ndryshuar.
-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, janë si më poshtë:
- Të plotësojë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit, të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë (Diplomë DIND ose DND), me shkëputje nga puna.
- Të njohjë shumë mirë gjuhën angleze dhe gjuhës italiane, të mbrojtura në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, pranë UT/institucione të tjera, njohja e një gjuhe tjetër europiane, përbën avatazh.
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 vjet, në profesion.
- Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
-Nga verifikimi paraprak i të gjithë dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, rezulton se kandidatët që plotësojnë, kërkesat e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim,
për pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë (kategorisë ekzekutive IV-a), duke paraqitur renditjen e tyre sipas rendit alfabetik, janë si më poshtë:
- Sajmir Shehu
- Konkurimi i kandidatit, në testimin me shkrim do të zhvillohet më datë 01.9.2016, ora 10.00, në ambjetet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,po atë ditë pas vlerësimit me shkrim, do të zhvillohet edhe intervista e strukturuar me gojë, në qoftë se kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë).
-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;
Kushtetutën, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, ligjin nr. 8549 datë 11.11.1999, ”Statusi i Nëpunësit Civil”, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, mbi strategjinë kombëtare për zhvillim dhe integrim si dhe njohja meprocesin e përafrimit të legjislacionit vendas me acquis communautaire dhe për raportimin e akteve normative, që adaptojnë acquis communautaire;
-Vlerësimi i kandidatit do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu IV, pika 7 dhe 8 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet testimi me shkrim, më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë dhe vlerësimi i jetëshkrimit.
-Data e daljes së rezultateve do të jetë data 02.9.2016.
-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatin do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të tij.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë