Njoftim 10.12.2016

Në përputhje me nenin 146 pika 4, të Kodit Zgjedhor, të tetë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, bënë betimin në një ceremoni publike, në prani të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe nën drejtimin e Presidentit të Republikës. Çdo anëtarë I KLD-së pasi lexoi përmbajtjen: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia. Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti” u betua para Këshillit të Lartë të Drejtësisë.