Njoftim 09.11.2016

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 09.11.2016 mbledhjen plenare, e cila nisi me miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike, të 5 (pesë) vendeve vakante për gjyqtarë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, pas emërimit nga Presidenti i Republikës të disa gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Tiranë. Afati për të paraqitur kërkesë për në këto vende vakante është deri më datë 15.11.2016.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli delegoi gjyqtaren znj. Enkelejdi Hajro, për të ushtruar përkohësisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe shpalli vendin vakant për funksionin drejtues pranë kësaj gjykate. Afati për të paraqitur kërkesë për në këtë vend vakant është deri më datë 15.11.2016.

Gjithashtu, Këshilli vendosi të shpallë një vend vakant pranë Inspektoratit të KLD-së, pas dekretimit për në Gjykatën e Apelit Shkodër, të zj. Vojsava Osmanaj.