Njoftim 06.12.2016

Këshilli i Lartë i Drejtësisë

Bulevardi “Zog I”, Tiranë.            Tel: +355 4 2259817, Fax: +355 4 2259822                                     www.kld.al

NJOFTIM I KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor, njofton publikisht se ditën e premte, datë 9 dhjetor 2016, ora 18.00, pranë ambjenteve të tij, në adresën Bulevardi “Zog I”, do të organizohet hedhja e shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Shorti është i hapur dhe me prani të publikut, përfaqësuesve të partive politike, koalicioneve dhe të medias.