Njoftim 05.12.2016

Njoftim

  për shpallje konkurimi  për vend të lirë pune, sipas procedurës së lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall konkurimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive (të dyja procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë),  si mëposhtë:

- Për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist Jurist (kategoria ekzekutive), në Sektorin Juridik dhe Dokumentacionit,  në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës përpozicionin Specialist Jurist,  janë si  më poshtë:

  • Përgatitja materialeve apo shkresat e ardhura në institucion apo ato të cilat do t’ju drejtohen të tretëve sipas porosive të eprorëve të tyre. Përgatitja e shkresave kthim-përgjegje, për të gjitha ankesat sipas porosisë të eprorëve.
  • Përgatitja e urdhërave të ndryshme, të akteve të inspektimit/verifikimit të ankesave, urdhërave të lëvizjeve të inspektorëve, sipas porosisë së kryeinspektorit.
  • Përgatitja e materialeve, relacioneve, projekt-vendimeve, statistikave të ndryshme të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
  • Ndjekja e çështjeve të ndryshme gjyqësore në gjykata, kur i kërkohet, për të përfaqësuar insititucionin
  • Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.
  1. Konkurimi, nëpërmjet proçedurës së lëvizjes paralele.

-Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (IV-a).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni).
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil, duhet vlerësim nga eprori direkt),
  • Të plotësojë kriteret e vecanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

-Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 15.12.2016, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për lëvizjen paralele dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 16.12.2016, në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtetpër lëvizjen paralele dhe kërkesat e vecanta në shpalljen për konkurim dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë.

-Intervista e  strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 21.12.2016, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit e Lartë të Drejtësisë.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

 

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve do të jetë 22.12.2016.  

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

II.   Konkurimi, nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

(Vetëm rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 27.12.2016).

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetsore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, Për shërbimin civil”,  i ndryshuar.

-Kërkesat e vecanta, për pozicionin Specialist Jurist, janë si  më poshtë:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi, (Diplomë DIND ose DND),  pa shkëputje nga puna.
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në profesion.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze (me dokument), njohja e një gjuhe tjetër përbën avantazh.
  • Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 20.12.2016, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës,
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Dokument të gjuhës së huaj.
  • Vërtetim të gjendjes shëndetsore.
  • Vetdeklarim i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore.
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
  • Fotokopje e kartës së identitetit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur dhe do të  zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 27.12.2016,në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe brenda ditës do të dalin rezultatet e verifikimit paraprak dhe shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpallura për konkurim.

- Konkurimi ikandidatëve, data, ora e saktë dhe vendi ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të njiheni nëpërmjet adresës tuaj të e-mail dhe duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 27.12.2016.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në testim dhe intervistë janë;

Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i ndryshuar, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë”, në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

-Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”,Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, vlerësimi me shkrim dhe më pas do vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

-Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihem me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga data 27.12.2016.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

-Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke filluar nga data 27.12.2016, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

- Për verifikimin paraprak dhe daljes së rezultateve.

- Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të konkurimit .

            - Për fushën e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen.

- Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.

- Për datën e daljes së rezultateve.

- Për mënyrën e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët.

Këshilli  i  Lartë  i  Drejtësisë