Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2015 kld

2015 kld

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 10.07.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 3 (tre) vendeve vakant, në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

logo-kldBazuar në ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil" dhe VKM nr. 242, datë 18.03.2015 "Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe te mesme drejtuese", Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall konkurimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe procedurës së ngritjes në detyrë (të dyja procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si mëposhtë:

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 19.06.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin dhe miratimin e Raportit Tematik “Mbi procedurat e ndarjes me short të çështjeve gjyqësore nëntor 2012 - prill 2013”.


Në përputhje me pikën 2 të rendit të ditës, anëtarët e KLD-së, diskutuan mbi Informacionin e Inspektoratit për përfshirjen në vlerësimin profesional dhe etik me procedurë të përshpejtuar të disa gjyqtarëve.

Sipas përcaktimeve në rendin e ditës seanca plenare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë vijoi me zhvillimin e procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, dhe kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si më poshtë vijon:

Kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, z. Fehmi Petku.

Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, z. Ramiz Lala.

Më tej mbledhja vijoi me procedurën për rishqyrtimin e kërkesës për procedimin disiplinor nr. 3993/2 prot., datë 09.01.2014 të Ministrit të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç., duke caktuar ekspertin mjeko ligjor.

Gjithashtu, Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 4 (katër) gjyqtarët e mëposhtëm:

  1. Rexhina Merlika, Rrethi Gjyqësor Krujë;
  2. Pashk Gjaci, Rrethi Gjyqësor Përmet;
  1. Ornela Naqellari, Rrethi Gjyqësor Përmet;
  2. Ardiana Bera, Rrethit Gjyqësor Tiranë; 

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, mori statusin e vendit vëzhgues në “Rrjetin Evropian të Këshillave të Gjyqësorit” (ENCJ) gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme që u zhvillua nga data 3-5 qershor, në Hagë, Hollandë, në të cilën u përfaqësua nga anëtarët e tij z. Artan Broci dhe z. Gjin Gjoni.

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", zhvilloi sot, datë 13.06.2015, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi miratimin e arrestimit në flagrancë të gjyqtares P.A. si dhe të japë autorizimin për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj saj.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 02.06.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin dhe miratimin e kalendarit për vlerësimin e inspektorëve dhe Kryeinspektorit të KLD-së.

logo-kldPërfundoi sot punimet Konferenca e 10 e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
Në përfundim të punimeve përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, miratuan një deklaratë të përbashkët si më poshtë vijon:

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani dhe nën kujdesin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Z. Xhezair Zaganjori, u çel sot dita e parë e konferencës së 10-të të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani dhe nën kujdesin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Z. Xhezair Zaganori, nga data 27 deri më 29 maj organizojne Konferencën e 10-të të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, ku priten të jenë të pranishëm përfaqësues nga 14 shtete të rajonit të Ballkanit dhe shteteve të Mesdheut. Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave për Gjyqësorin mbledh përfaqësues të organizatave gjyqësore administrative nga vendet e SEECP (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Italia Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia, Hungari).

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 29.04.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e raportit "Mbi veprimtarinë e Inspektoratit të KLD-së për vitin kalendarik 2014". Në përfundim të diskutimeve, Këshilli miratoi raportin "Mbi veprimtarinë e Inspektoratit të KLD-së për vitin kalendarik 2014".

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bazuar në ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil" dhe VKM nr. 143, datë 12.3.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele, e të ngritjes në detyrë për nënpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese", kreu VII, pika 10, shpall listën e fituesve, të konkurimit nëpërmjet ngritjes në detyrë, si më poshtë:

Faqe 2 nga 4