Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim mbi vizitën e Presidentit të Rrjetit Ballkanik, z. Gjin Gjoni pranë Sekretariatit në Budapest

logo-kldPresidenti i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, Z. Gjin Gjoni, viziton Sekretariatin e Rrjetit në Budapest, Hungari.

Me ftesë të Z. Attila Hámori, President i Këshillit Gjyqësor të Hungarisë, Z. Gjin Gjoni, në cilësinë e Presidentit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, ishte prezent për një vizitë 5 ditore pranë Sekretariatit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë në Budapest, Hungari. Gjatë vizitës së tij, Z. Gjoni ishte pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar Gjyqësor të Hungarisë, ku mbajti një fjalë përshëndetëse, si dhe në ceremoninë e inaugurimit të pllakës zyrtare të Sekretariatit të Rrjetit, së bashku me Presidentin dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar Gjyqësor të Hungarisë.
Z. Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë si dhe Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, është zgjedhur President i Rrjetit në Maj 2015. Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar, duke përfshirë një popullsi prej 300 milion banorësh, ka filluar bashkëpunimi e tij në vitin 2006. Statuti i Rrjetit është firmosur më 12 -13 Maj 2014 në Bukuresht, Rumani nga 9 shtete pjesëmarrëse, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Anëtarë të këtij Rrjeti janë: Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Italia, Rumania, Shqipëria, Turqia, si dhe nga Maj 2015, edhe Kosova.
Ky Rrjet ndërkombëtar ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin midis gjithë anëtarëve të tij duke pasur në fokus të veçantë forcimin e pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit.