Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim - 18.09.2015 (2)

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, njofton publikisht se në mbledhjen e datës 18.09.2015 vendosi:

- Shpalljen e vendit vakant për Funksionin Drejtues të Kryetarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.


Njoftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për vendin vakant, të parashikuar në në ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008 "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në ligjin nr. 8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 227/2, datë 28.03.2008, "Për funksionin drejtuese në gjykata", të paraqesin brenda datës 19 tetor 2015, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dokumentet përkatëse.
Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me procedurat, dokumentacionin dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al , në rubrikën "Korniza ligjore", si dhe rubrikën "Vende vakante".

KLD, 18.09.2015