Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim - 16.07.2015

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 16.07.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e materialit ku janë pasqyruar shqetësimet e ngritura në informacionet e ardhura nga disa kryetarë gjykate lidhur me mungesën e organikës së tyre me gjyqtarë apo dhe nevoja për shtimin e numrit të gjyqtarëve.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit, diskutuan për përcaktimin e vendeve vakante në dispozicion të magjistratëve që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2013 – 2014. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të miratojë propozimin e Ministrit të Drejtësisë për vënien në dispozicion të magjistratëve të vendeve si më poshtë:
Për magjistratët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2013 – 2014:
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë 2 (dy) vende Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë 1 (një) vend
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë 1 (një) vend Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë 1 (një) vend Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan 1 (një) vend Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës 1 (një) vend
Mbledhja vijoi me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për shqyrtimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Sh.Ç. Në përputhje me procedurën, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarit, anëtarët e KLD-së, miratuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për masën disiplinore "Vërejtje me paralajmërim".

Sipas përcaktimeve në rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, E.Gj. Në përputhje me procedurën, pasi dëgjuan observacionin e gjyqtares, Këshilli miratoi propozimin e Ministrit të Drejtësisë për "Shkarkim nga detyra" për gjyqtaren E.Gj.
Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e përkohshëm në detyrën e kryetares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, znj. Flutura Hoxha.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.