Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim - 14.10.2015

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 14.10.2015, mbledhjen plenare, në të cilën u shqyrtuan projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga Kryeinspektori i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Në përfundim të këtij shqyrtimi, si dhe pas vlerësimit të ankimeve përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

1. Pajtime Fetahu, Rrethi Gjyqësor Elbasan;
2. Maria Qirjazi, Gjykata e Apelit Tiranë;
3. Astrit Faqolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
4. Bujar Musta, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
5. Rezarta Aliu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet;
6. Lazër Sallaku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
7. Arbena Ahmeti, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
8. Dhurata Bilo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;
9. Petraq Çurri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;

 

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan edhe projekt-aktet e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 "Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë", të veprimtarisë për 2 (dy) inspektorë:


1. Zhaneta Pira, Inspektore pranë KLD-së 2013-2014;
2. Fatbardh Çoniku, Inspektor pranë KLD-së 2013-2014;

 

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.