Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim - 02.10.2015

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 02.10.2015, mbledhjen plenare, e cila nisi me ceremoninë e betimit të 10 (dhjetë) magjistratëve të dekretuar nga Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, në detyrën e gjyqtarit, pas propozimit të bërë nga KLD.

Pas leximit të formulës së betimit: "Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do të respektoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjet në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale. Betohem", në praninë e anëtarëve të KLD-së, gjyqtarët më të rinj të sistemit u betuan sipas procedurës ligjore. Fill pas betimit, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, inkurajoi gjyqtarët e rinj që të jenë shembull për sistemin e drejtësisë.
Betimi mbi Kushtetutë u bë nga gjyqtarët:


1. Nurjeta Petrit Tafa, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës;
2. Enkeleda Nazmi Kapedani, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
3. Ejona Guri Lazellari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier;
4. Elsa Abaz Ulliri, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
5. Atalanta Pajtim Zeqiraj, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
6. Aurel Filat Arapi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
7. Flojera Mikail Davidhi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;
8. Genti Skënder Dokollari, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë;
9. Sokol Dhimo Pina, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
10. Arben Sabri Dosti, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në përputhje me rendin e ditës, Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:
- Rilinda Selimi, Gjykata Administrative e Apelit;
- Skënder Damini, Gjykata e Apelit Vlorë;
- Maksim Qirjazi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;
- Bezart Kaçkini, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
- Artan Lazaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Gentian Medja, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
- Seladin Pysqyli, Rrethi Gjyqësor Korçë;
- Desart Avdulaj, Gjykata e Apelit Durrës;
- Ded Deda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
- Miljana Muça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;
- Iliba Bezati, Gjykata e Apelit Vlorë;
- Liradin Lila, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec;
- Gentiana Muça, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
- Irena Brahimi, Gjykata e Apelit Gjirokastër;
- Miranda Andoni, Gjykata e Apelit Gjirokastër;
- Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër;
- Vjola Canaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
- Vjosa Zaimi Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Dritan Banushi, Gjykata e Apelit Gjirokastër;
- Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës;
- Neritan Cena, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Hektor Sinanaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
- Astrit Shema, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë;
- Adriatik Bocaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Etleva Temo, Gjykata e Apelit Korçë;
- Fjoralba Prifti, Gjykata e Apelit Shkodër;
- Julian Haxhiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër;
- Ilir Përdeda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë;
- Hajrie Muçmata, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës për vitet 2005-2006 dhe 2007-2009;
- Vojsava Osmanaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për vitet 2007-2009;
- Marsela Pepi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për vitet 2007-2009;
- Qemal Zaimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd/Inspektor në KLD 2005-2006;
- Arjan Qafa, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë dhe Dibër, respektivisht për vitet 2005-2006 dhe vitet 2007-2009;
- Nevrie Duka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
- Enkeleda Doda, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë;
- Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë.


Gjithashtu, anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe miratuan projekt-aktet e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 "Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të këshillit të lartë të drejtësisë", të veprimtarisë së 2 (dy) inspektorëve:


- Hajrie Muçmata, Inspektore pranë KLD-së për vitet 2013-2014;
- Izet Salaj, Inspektor pranë KLD-së për vitet 2013-2014.