Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2014 kld

2014 kld

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa mori pjesë sot në konferencën kombëtare "Aksesi në Drejtësi, Një fokus i ri i neneve 12 dhe 13, të Konventës së OKB-së, për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara". Pasi vlerësoi rëndësinë e kësaj tryeze, Z. Çefa, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se për Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka një rëndësi primare njohja dhe ushtrimi praktik i së drejtës për akses në gjykatë, për personat me aftësi të kufizuar.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, i shoqëruar nga Kryeinspektorja e Këshillit, Znj. Marsida Xhaferllari, mori pjesë në prezantimin e studimit të titulluar "E drejta për akses në gjykatë në çështjet civile", hartuar nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

logo-kldKomisioni i Administrimit te Testimit, mbështetur në ligjin nr. 49/2012 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarreveshjeve administrative", si dhe në vendimet nr. 299/1, dt. 30.11.2012, "Per procedurat e perzgjedhjes se kandidateve per gjyqtare ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare dhe Apelit", nr. 407 datë 16.12.2013 "Për zhvillimin e testimit për plotësimin e vendeve vakant në gjykatat administrative të shkallës së parë" dhe nr. 422, datë 20.12.2013 "Për caktimin e përfaqësuesit në Komisionin e Administrimit të Testimit dhe të datës së zhvillimit të tij", të Keshillit te Lartet e Drejtesise, njofton se më datë 3 shkurt 2014, u zhvilluar testimi për përzgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatën administrative të shkallës së parë.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, i shoqëruar nga Kryeinspektorja e Këshillit, Znj. Marsida Xhaferllari pritën në një takim pune ekspertë të CEPEJ, Z. Jacques Buhler, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme, Gjykata Federale e Svicrës dhe Profesor Jon T. Johnsen, Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Universitetit Juridik i Oslos.

logo-kldNë mjediset e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot datë 27.01.2014, u zhvillua ceremonia e betimit të 16 (gjashtëmbëdhjetë) magjistratëve të dekretuar nga Presidenti i Republikës në detyrën e gjyqtarit, pas propozimit të bërë nga vetë KLD. Zëvendëskryetari i KLD-së, Z. Elvis Çefa, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se gjyqtarët e rinj duhet të jenë shembull për sistemin e drejtësisë.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në datë 17.01.2014, zhvilloi mbledhjen e radhës, e cila nisi me zëvendësimin e anëtarëve të KLD-së në Grupin e Punës për Sistemin e Pikëzimit, në rastin e përzgjedhjes së kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në gjykata. Pas diskutimeve konstruktive mes anëtarëve të Këshillit, si anëtar i Grupit të Punës për Sistemin e Pikëzimit u zgjodhën, Z.Gjin Gjoni, Z. Dritan Caka dhe Z. Lulzim Lelçaj.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, sipas autorizimit të dhënë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në seancën plenare të datës 17 janar 2014, dërgoi sot në Ministrinë e Drejtësisë raportin dhe dokumentacionin përkatës të inspektimit të veprimtarisë së gjyqtarit Shtjefën Lleshi, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, për të gjykuar mundësinë eventuale mbi fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit në fjalë.

Referuar gjetjeve të dala pas këtij inspektimi të përbashkët të bërë nga inspektorati i Këshillit dhe inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, Zëvendëskryetari i KLD-së i kërkoi gjithashtu Ministrisë së Shëndetësisë, verifikimin e të dhënave mbi mjekët e familjes dhe mjekët e tjerë, të cilët kanë lëshuar akte të përdorura në këto procedime penale, duke i rekomanduar edhe zhvillimin e një inspektimi tematik mbi mjekët që lëshojnë akte për qëllime provuese në procese gjyqësore.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njoftoi gjithashtu Prokurorinë e Përgjithshme për rezultatin e këtij inspektimi, duke saktësuar se grupi i inspektimit e ka zhvilluar veprimtarinë e tij duke shmangur mbivendosjen me veprimtarinë hetimore të organit të akuzës për faktet që përbëjnë vepër penale.

Është sygjeruar që konstatimet e këtij inspektimi të mbahen në konsideratë në procesin e hartimit të ndryshimeve ligjore eventuale të Kodit të Procedurës Penale, me qëllim uljen e hapësirave për abuzim.

Në hartimin e këtij raporti janë mbajtur në konsideratë mekanizmat monitorues të inspektimit, të cilat synojnë që sistemi gjyqësor të respektojë Kushtetutën e ligjet, të jetë i aftë për të realizuar dhe mbrojtur dinjitetin, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe të kontribuojë në parandalimin e shkeljeve të ligjit. Thelbi i institutit të inspektimit dhe mekanizmave të kontrollit është mbrojtja e interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë.

Faqe 6 nga 6