Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2014 kld

2014 kld

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani zhvilloi datë 28.05.2014 mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin mbi Raportin e Veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2013. Gjatë diskutimeve, anëtarët evidentuan si sukses punën voluminoze të bërë gjatë vitit 2013 nga KLD, sidomos në fillimin e funksionimit të Gjykatave Administrative, në zbatimin e Dektetit të Presidentit të Republikës për rishpërndarjen e numrit të gjyqtarëve si dhe në përfundimin për herë të parë të një sistemi vlerësimi profesional për të gjithë trupën gjyqësore në vend. Në përfundim Këshilli miratoi me shumicë votash raportin dhe objektivat ku do të përqendrohet veprimtaria vijuese e tij.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Elvis Çefa, mori pjesë në Workshop-in e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorive të Ballkanit Perëndimor, në procesin e përafrimit të legjislacionit në përputhje me acquis-in e Bashkimit Europian. Në fokus të këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencës në fushën e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

logo-kldPo sot, me rastin e aktiviteteve të zhvilluara për "Ditën e Drejtësisë", në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u organizua Dita e Dyerve të Hapura.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Elvis Çefa, mori pjesë në aktivitin "Për Ditën e Drejtësisë" të organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, z. Çefa theksoi rëndësinë që ka për KLD gjykimi i çështjeve pa vonesa të pajustifikuara.

logo-kldNë ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i kryesuar nga Zëvendëskryetari, z. Elvis Çefa, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. QemalMinxhozi, u pritën në një takim vëllazëror nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi. Gjatë takimit z. Kuçi informoi delegacionin e KLD-së për punët që janë bërë për reformimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

logo-kldGjykata e Lartë në Skoci (High Court of Justiciary) sot më 25.04.2014 dha vendimin e saj për rrëzimin e apelit të shtetasit shqiptar F.K ndaj kërkesës së shtetit shqiptar për ekstradimin e tij në Shqipëri për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor penal me burgim të formës së prerë të dhënë nga gjykatat shqiptare. Duke rrëzuar këtë apel, Gjykata Skoceze arsyeton se:

logo-kldkgjk

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Enver Peci i shoqëruar nga anëtarët e KGjK-së, priti në një takim miqësor një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë (KLDSH) të kryesuar nga Zëvendëskryetari i këtij Këshilli z. Elvis Çefa i shoqëruar nga anëtarët, Z. Hysen Saliko, Z. Flamur Kapllani, Z. Tritan Hamitaj, Z.Ilir Mustafaj dhe bashkëpunëtorë tjerë.
Delegacioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë si autoriteti shtetëror ligjërisht përgjegjës për mbarëvajtjen dhe kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, konstaton me shqetësim faktin e ngarkesës së madhe të punës në gjykatat administrative në të gjithë vendin dhe në mënyrë të vecantë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, në datë 17.04.2014, një mbledhje të jashtëzakonshme, dhe vendosi të autorizojë Prokurorinë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale penale për z. Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 15.04.2014 mbledhjen plenare, e cila kishte në rend të ditës, shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për pesë gjyqtarë.
Në të pesë rastet e propozuar për procedim disiplinor, konstatimi i shkeljeve të bëra nga ana e gjyqtarëve ka qënë iniciativë e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të mbërritura pranë këtij institucioni, ankesa të cilat konsistonin në: zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor (duke perfshire edhe vonesat e pajustifikuara ne zbardhjen e vendimeve), shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese.

Intervistë e Zëvendëskryetarit të KLD-së, z. Elvis Çefa dhënë për Televizionin “ABC News”

Gazetari: Jemi në mes të dy mbledhjeve dhe një mbledhje që keni nesër në KLD që parashikoni masa disiplinore të gjyqtarëve?

Çefa: Mbledhja në fakt i është dedikuar në mënyrë të veçantë vetëm procedimeve disiplinore për rëndësinë që ato kanë.

Faqe 4 nga 6