Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2014 kld

2014 kld

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë nuk pajtohet aspak dhe shpreh indinjatën e tij të thellë ndaj deklarimeve të sotme të Ministrit të Drejtësisë dhe qëndrimit të shprehur nga selia e Kryeministrisë. Këto qëndrime janë hapi i radhës në skenarin e parapërgatitur për kontrollin politik të sistemit gjyqësor në Shqipëri.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë siguron opinionin publik se veprimtaria vendimmarëse e tij, ka qënë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Prej dy vitesh tashmë, Këshilli është i vendosur të forcojë rezultatet e procedurave disiplinore, në funksion të rritjes së përgjegjshmërisë së sistemit dhe luftës kundër korrupsionit.
Prej dy vitesh tashmë, Këshilli ka penalizuar dhe do vijojë të penalizojë ashpër bazuar në prova dhe fakte, gjyqtarët që shkelin ligjin. Këtë e tregojnë rezultatet e prekshme të pranuara edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, zhvilloi sot në datë 07.007.2014 mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të z. Eriol Roshi.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e datës 30 Qershor 2014, kishte në rendin e ditës shqyrtimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vende të shpallura vakant me vendimin nr. 41, datë 11.04.2014 të Këshillit.

Si çdo herë, procedura e ndjekur në përzgjedhjen e tyre, ka qënë totalisht konform ligjit "Për organizimin dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", konform të gjitha standarteve të përcaktuara nga Këshilli, si dhe në një proces votimi të hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore për emërim në këtë gjykatë.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot në datë 30.06.2014 mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarëve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore, Berat dhe Lezhë. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin përkatësisht si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat të z. Agron Valva, dhe si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, të z. Ded Deda.

logo-kldBazuar në ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil" dhe VKM nr. 143, datë 12.3.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele, e të ngritjes në detyrë për nënpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese", kreu VI, pika 10, shpalljen e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Integrimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë (kategorisë ekzekutive), në Sektorin e Integrimit dhe Mardhënieve me Jashtë, në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si mëposhtë:

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë përshëndet Raportin për Raundin e katërt të vlerësimit për Shqipërinë "Parandalimi i korrupsionit në lidhje me anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët" të publikuar nga GRECO (Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit), përmes të cilit, ndër të tjera është bërë një vlerësimin real dhe objektiv i situatës së sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe problematikave kryesore të tij.

logo-kldSot, në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Zëvendëskryetari z. Elvis Çefa, i shoqëruar nga Kryeinspektorja e Këshillit, znj. Marsida Xhaferllari dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij, pritën në një takim miqësor një delegacion të nivelit të lartë të Zyrës së Prokurorit Disiplinor të Republikës së Kosovës. Delegacioni nga Kosova kryesohet nga Kryeprokurori i Shtetit z. Ismet Kabashi, Kryesuesi i KGJK-së, z. Enver Peci, drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, z. Zef Prendrecaj, anëtari i Këshillit Prokurorial i Kosovës, z. Jetish Maloku dhe anëtarë të tjerë të Zyrës së Prokurorit Disiplinor.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Elvis Çefa, është ftuar të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Europian të Këshillave të Gjyqësorit (ENCJ) që po mblidhet nga data 11-13 qershor në Romë. Gjatë këtij takimi do të festohet edhe  10 vjetori i krijimit të Rrjetit.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, priti sot një takim pune anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, njëherazi bashkëraportues i Komitetit për Shqipërinë, Jonathan Evans, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizite zyrtare. Pasi vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me Këshillin e Evropës, Z. Çefa bëri një ekspoze të shkurtër të zhvillimeve dhe reformave që janë ndërmarrë nga Këshilli sidomos vitin e fundit.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Zëvendëskryetarit z. Elvis Çefa, zhvilloi sot, datë 30.05.2014, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e çështjeve të mbartura nga mbledhja paraardhëse e datës 28.05.2014. Mbledhja nisi me diskutimet rreth Raportit të Kontrollit Tematik "Mbi dhunën në familje dhe masat e sigurimit për mbajtjen pa leje të armëve luftarake 01.01.2011-30.06.2012" të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kontrollit me këtë tematikë iu nënshtruan 28 gjykata të vendit, nga të cilat 6 gjykata të apeleve dhe 22 gjykata të shkallës së parë. Në përfundim të diskutimeve anëtarët e Këshillit miratuan me unanimitet Raportin.

Njoftim për shpallje vendi vakant në administratën e KLD. 

Faqe 3 nga 6