Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2014 kld

2014 kld

logo-kldShpallje e listës paraprake të verifikimit të kandidatëve.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë është njohur zyrtarisht me kërkesat e ardhura nga Prokuroria e Përgjithshme, në datat 30.07.2014 dhe 31.07.2014, për verifikimin procedurave të vendimmarrjes për disa gjyqtarë. Si kurdoherë, Inspektorati i KLD-së, sapo është vënë në dijeni të shkresave zyrtare ka nisur shqyrtimin paraprak në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

logo-kld

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil" dhe VKM nr. 143, datë 12.3.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të perudhës së provës, të lëvizjes paralele, e të ngritjes në detyrë për nënpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese", Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall proçedurën e pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive, nëpërmjet konkurimit të hapur, si më poshtë:

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot në datë 23.07.2014 mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarëve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore, Lushnje, Tropojë, Fier dhe Korçë.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, u zhvillua sot, datë 21.07.2014 mbledhja plenare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila nisi me zhvillimin e ceremonisë publike të betimit të dy gjyqtarëve të dekretuar nga Presidenti i Republikës në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas propozimit të bërë nga KLD.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 16.07.2014 mbledhjen plenare, e cila kishte në rend të ditës shqyrtimin e propozimeve të Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor për gjashtë gjyqtarë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë bën me dije se sot, për shkak të mungesës së përsëritur të Ministrit të Drejtësisë në mbledhjen plenare të tij, dështoi shqyrtimi i procedimeve disiplinorë për tre gjyqtarë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë e konsideron të qëllimtë mungesën e Ministrit të Drejtësisë dhe joserioze arësyet e kësaj mungese.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani, zhvilloi sot në datë 11.07.2014 mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Parë Krujë dhe kryetarit të Gjykatës së Parë Kavajë. Pasi dëgjuan platformat e kandidatëve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Parë Krujë, të zj. Alma Kolgjoka (Hoxha) dhe si kryetar të Gjykatës së Parë Kavajë zj. Entela Shedula.

logo-kldMë poshtë mund të konsultoheni me njoftimin zyrtar për shpalljen e fituesit për vëndin e lirë të punës pranë administratës së KLD 

logo-kldPrononcimi i dhënë për mediat nga Zëvendëskryetari i KLD-së, Elvis Çefa, pas konferencës “Inspektimi i shkeljeve të etikës gjyqësore”, organizuar nga OPDAT dhe Ambasada Franceze në Tiranë, me pjesëmarrjen e inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Elvis Çefa, mori pjesë sot, në hapjen e seminarit trajnues me temë “Inspektimi i shkeljeve të etikës gjyqësore”, organizuar nga OPDAT dhe Ambasada Franceze në Tiranë, me pjesëmarrjen e inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, z. Çefa theksoi se etika përfaqëson standardet më të larta të cilat gjyqtarët veçanërisht duhet të përpiqen te ruajnë edhe nëse nuk janë te detyruar ligjërisht.
Faqe 2 nga 6