Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim për shpallje të proçedurës së pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

logo-kld

Bazuar në ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil" dhe VKM nr. 143, datë 12.3.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të perudhës së provës, të lëvizjes paralele, e të ngritjes në detyrë për nënpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese", Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall proçedurën e pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive, nëpërmjet konkurimit të hapur, si mëposhtë:

- 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Protokoll Arkivës (kategorisë ekzekutive), në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Administratës dhe Financës, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil".

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist i Protokoll Arkivës, janë si më poshtë:

- Zbatimi i proçedurave ligjore në kryerjen e veprimeve për pranimin, evidentimin, protokollimin, shpërndarjen, dërgimin e korespondecës zyrtare dhe arkivimin e të gjithë dokumentacionit që hyjnë dhe dalin në institucion.
- Merr masat e nevojshme për zbatimin e normave tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor.
- Përgatit relacione dhe materiale pjesë të praktikave/dosjeve të ndryshme të punës që janë në shqyrtim dhe do të paraqitet në mbledhjet e grupeve të punës së Këshillit apo në mbledhjet e vetë Këshillit.
- Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.

- Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist i Protokoll Arkivës, janë si më poshtë:

- Të plotësojë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit, të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë, (Diplomë DIND ose DND) me shkëputje nga puna.
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit.
- Të ketë njohuri të përgjithshme të ligjit mbi arkivat.
- Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

- Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 06.01.2015, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:

- Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës,
- Fotokopje të çertifikatave të trajnimit apo kualifikimit (nëse ka).
- Formulari i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore (nxirret nga institucioni i KLD-së).
- Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
- Fotokopje e kartës së identitetit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

- Konkurimi është i hapur dhe do të zhvillohet në dy faza ;

- Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 09.01.2015, në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe me datën 12.01.2015, do të dalin rezultatet e verifikimit paraprak dhe shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta, në shpalljen për konkurim dhe lista e kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kritere.

- Konkurimi i kandidatëve do të zhvillohet më datë 04.02.2015, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

- Fusha e njohurive, për aftësitë e cilësitë që do të vlerësohen në testimin me shkrim dhe intervistë janë;
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" i ndryshuar, ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 "Për arkivat", ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë", në ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike", ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".

- Vlerësimi i kandidatëve konkurues do të bëhet nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, sipas kërkesave të VKM nr. 143, datë 12.3.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të perudhës së provës, të lëvizjes paralele, e të ngritjes në detyrë për nënpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese" kreu IV, pika 7.

- Data e daljes së rezultateve do të jetë 09.02.2015.

- Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë