Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim për shpallje të proçedurës së pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

logo-kldBazuar në ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil" dhe VKM nr. 143, datë 12.3.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të perudhës së provës, të lëvizjes paralele, e të ngritjes në detyrë për nënpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese", Këshilli i Lartë i Drejtësisë, shpall proçedurën e pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive, nëpërmjet konkurimit të hapur, si mëposhtë:

- 1 (një) vend, në pozicionin Specialist i Teknikës (kategorisë ekzekutive), në Sektorin e Organizimit të Mbledhjeve, në Drejtorinë Juridike, Dokumentacionit dhe Organizimit, pranë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

- Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil".

- Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Specialist i Teknikës, janë si më poshtë:

* Merr masat e nevojshme për mbarëvajtjen e mbledhjeve plenare të KLD-së për regjistrimin dhe funksionimin e sistemit të fonisë dhe të regjistrimit vokal të saj dhe mirëadministron të gjithë materialet e incizuara sipas praktikës më të mirë ashtu dhe mundësisë teknologjike deri në arshivimin e tyre në protokoll/arshivë.
* Kujdeset për mbajtjen e procesverbaleve gjatë zhvillimit të mbledhjeve të Këshillit apo mbledhjeve të ndryshme të grupeve të punës.
* Përgatit dhe shumëfishon relacione dhe materiale pjesë të praktikave/dosjeve të ndryshme të punës që janë në shqyrtim dhe do të paraqitet në mbledhjet e grupeve të punës së Këshillit apo në mbledhjet e vetë Këshillit.
* Respekton të gjithë mbarëvajten e punës referuar rregullave të etikës dhe të sjelljes.

-Kërkesat e vecanta për pozicionin Specialist i Teknikës, janë si më poshtë:

* Të plotësojë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit, të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
* Të ketë mbaruar arsimin e lartë, (Diplomë DIND ose DND).
* Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1 vit, në adminstratën publike.
* Të ketë njohuri të një gjuhe të huaj (me dokument).
* Të njohë dhe të përdorë programet bazë të punës në kompjuter.
* Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.

-Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 17.12.2014, pranë Drejtorisë së Administratës dhe Financës (Sektori i Burimeve Njerëzore), kopje të dokumentave të mëposhtëm:
* Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkuron.
* CV.
* Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
* Fotokopje të librezës së punës,
* Fotokopje të çertifikatave të trajnimit apo kualifikimit (nëse ka).
* Dokumentin e gjuhës së huaj.
* Formulari i vërtetimit të gjëndjes gjyqësore (nxirret nga instituconi i KLD-së).
* Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
* Fotokopje e kartës së identitetit.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit.

-Konkurimi është i hapur dhe do të zhvillohet në dy faza ;

-Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpalljen për konkurim, do të kryhet brenda datës 22.12.2014, në ambientet e Këshillit e Lartë të Drejtësisë, dhe me datën 23.12.2014, do të dalin rezultatet e verifikimit paraprak dhe shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kërkesave të përgjithëshme dhe kërkesave të vecanta në shpallura për konkurim dhe lista e atyre që nuk i plotësojnë.

-Konkurimi i kandidatëve do të zhvillohet më datë 19.01.2015, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit e Lartë të Drejtësisë.

-Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" i ndryshuar, ligjin nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e pushtetit gjyqsor në Republikën e Shqipërisë", në ligjin nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, Kodin e Procedurës Administrative, ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 "Për funksionimin e organeve kolegjale të administratës shtetërore dhe enteve publike", ligjin nr. 9131, datë 08.9.2003 "Për rregullat e etikës në Administratën Publike", ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".

-Vlerësimi i kandidatëve konkurues do të bëhet nga Komisioni i Përhershëm i Pranimit, sipas kërkesave të VKM nr. 143, datë 12.3.2014 "Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të perudhës së provës, të lëvizjes paralele, e të ngritjes në detyrë për nënpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese" kreu IV, pika 7.

-Data e daljes së rezultateve do të jetë 22.01.2015.

-Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë