Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim
  • Simple Image Gallery Pro Notice: Joomla!'s /cache folder is not writable. Please correct this folder's permissions, clear your site's cache and retry.

Njoftim - 19.02.2014

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij pritën në një takim ekspertë të Komisionit të Venecias, përkatësisht Z. Peter Paczolay, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Hungari, Z. Sergio Bartole, Anëtar i Komisionit të Venecias dhe Z. Schnutz Rudolf Dürr, Kryetar i Divizionit i së Drejtës Kushtetuese në Komisionin e Venecias.

Qëllimi i vizitës së përfaqësisë së Komisionit të Venecias ishte marrja e informacionit teknik dhe opinioneve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë lidhur me reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Gjatë takimit ekspertët e Komisionit të Venecias e konsideruan si thelbësor rolin e KLD-së, si udhëheqëse në reformimin e sistemit gjyqësor.
Pasi falenderoi të pranishmit për interesimin e tyre për të përmirësuar sistemin gjyqësor në vendin tonë, Z. Çefa shprehu gatishmërinë e KLD-së, për të kontribuuar në evidentimin e problematikave që ka sot sistemi gjyqësor në vënd, në funksion të përmirësimit tërësor të sistemit të drejtësisë.
Duke u ndalur në çështjet me karakter teknik, ekspertët e Komisionit të Venecias, u informuan nga Zëvendëskryetari i KLD, për përbërjen e KLD, kompetencat kushtetuese të tij, mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve si dhe për kompetencat dhe funksionimin e Inspektoratit të KLD-së. Gjithashtu, Zëvendëskryetari i KLD i parashtroi ekspertëve të Komisionit të Venecias vizionin e KLD për ndryshime në kuadrin ligjor, me qëllim rritjen e eficencës dhe performancës së sistemit gjyqësor.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se reforma në sistemin e drejtësisë duhet të kalojë nëpërmjet një procesi të gjërë konsultativ me të gjithë aktorët e sistemit dhe në mënyrë të vecantë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë me qëllim minimizimin e ndërhyrjeve të politikës ndaj institucioneve të drejtësisë në funksion të forcimit të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë të këtij sistemi.

Galeri imazhesh

{gallery}396{/gallery}