Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim - 12.09.2014

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Zëvendëskryetarit z. Elvis Çefa, zhvilloi sot, datë 12.09.2014, mbledhjen plenare, e cila nisi me shqyrtimin dhe miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimin nr. 227/2 datë 28.03.2008, të KLD-së, lidhur me procedurat që do ndiqen për vlerësimin e punës për efekt të emërimit të kryetarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit.

Më tej mbledhja vijoi me diskutimet mes anëtarëve të Këshillit lidhur me procesin e emërimit te kryetarëve në gjykatat administrative të shkallës së parë në Durrës, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Pas rrahjes së mendimeve, Këshilli vendosi shpalljen e vendeve vakante për funksionin e kryetarit në gjykatat administrative të shkallës së parë në Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. Gjithashtu për t'i dhënë mundësi të gjithë gjyqtarëve të emëruar së fundmi në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Këshilli vendosi të rishpallë vendin vakant për funksionin e kryetarit në këtë Gjykatë.
Mbledhja vijoi me diskutimin mes anëtarëve mbi ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë nr.101/2014 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811/2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" të ndryshuar" dhe nr.97/2014, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8136, datë 31.07.1996 "Për shkollën e magjistraturës", të ndryshuar". Gjatë diskutimeve të gjithë anëtarët e pranishëm evidentuar probleme të theksuara kushtetutshmërie në këto dy ligje. Në diskutimet e tyre anëtarët e Këshillit theksuan njëzëri se ligjet cënojnë kompetencat thelbësore të KLD. Në përfundim të diskutimeve anëtarët e Këshillit vendosën që t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar ato pjesë të ligjit që cënojnë drejtpërdrejtë funksionimin dhe kompetencat e KLD-së dhe parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Këshilli, shqyrtoi gjithashtu projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 "Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve". Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 10 (dhjetë) gjyqtarët e mëposhtëm:


Miranda Çekrezi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
Valentina Sadiraj, Gjykata e Apelit Durrës;
Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës;
Tereza Lani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Zamira Vyshka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Joana Qeleshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës;
Skënder Haluci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë;
Bib Ndreca, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë;
Arbër Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;
Marçela Shehu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;


Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit