Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim
  • Simple Image Gallery Pro Notice: Joomla!'s /cache folder is not writable. Please correct this folder's permissions, clear your site's cache and retry.

Njoftim - 12.03.2014

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Elvis Çefa, nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me z. Sinan Tafaj, President i Shoqatës të të Verbërve të Shqipërisë, njëherazi edhe përfaqësues i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara. Këtë memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë e nënshkruan edhe Ministri i Drejtësisë, Avokati i Popullit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Qëllimi i memorandumit ёshtë vendosja e bazave tё bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë nё kuadër tё realizimit tё projektit "Partneritet për Ndryshim: Institucionalizimi i aksesit nё drejtësi për personat me aftёsi tё kufizuar nё Shqipëri".
Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Çefa, siguroi të pranishmit se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është i angazhuar seriozisht në përmbushjen e pjesës së tij të përgjegjësisë në mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë të aksesit në drejtësi nga të gjithë, si një kërkesë themelore për procesin e integrimit të vendit në BE.
Në këtë kontekst, Z. Çefa theksoi se për Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka një rëndësi primare njohja dhe ushtrimi praktik i së drejtës për akses në gjykatë, në mënyrë të veçantë i personave me aftësi të kufizuar. Më tej, z. Çefa u shpreh se KLD ka vullnetin dhe angazhimin maksimal për të siguruar dhe zbatuar me të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, çdo lehtësi për akses maksimal për Personat me Aftësi të Kufizuar.

Në këtë linjë, z. Çefa tha se: "Gjykata duhet të ketë përgjegjësinë për të luajtur rol pro-aktiv për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore. Gjykata duhet të jetë shumë sensitive sidomos në ato raste të cilësive të veçanta fizike të njërës palë. Ajo duhet të jetë garanti i respektimit të ët drejtave të tyre Kushtetuese. Këshilli i Lartë i Drejtësisë është krejtësisht i vetëdijshëm se ai pikësëpari duhet të bëjë maksimumin e mundshëm për të siguruar nivelin e duhur të administrimit të drejtësisë ndaj kësaj kategorie. Përmirësimi i këtij principi vital të shtetit të së drejtës është një element thelbësor për të bërë të mundur që edhe kjo kategori qytetarësh të fitoje besimin tek sistemi gjyqësor".

Galeri imazhesh

{gallery}404{/gallery}