Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim - 07.09.2014

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa priti sot në një takim Presidentin e ardhshëm të Rrjetit Europian të Këshillave Gjyqësor, Z. Geoffrey Vos, të cilin e njohu hollësisht me organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjyqësor në Shqipëri dhe me punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti.

Z. Çefa i parashtroi z. Vos edhe shqetësimin për zhvillimet me te fundit dhe konkretisht me ndryshimet ne ligjin organik "Për KLD" si edhe me procedurën hetimore parlamentare te ndërmarre për shkarkimin e dy anëtareve te Këshillit.

Në vijim diskutimi u fokusua tek rëndësia që ka pavarësia e sistemit gjyqësor, sidomos nga ndërhyrjet politike. Z. Vos vlerësoi punën e bere nga KLD ne drejtim te forcimit të masave për ndëshkimin e gjyqtareve qe konstatohen me shkelje si një hap shume i rëndësishëm në parandalimin e korrupsionit ne sistemin gjyqësor.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi me Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Europian të Këshillave të Gjyqësorit (ENCJ) për rritjen e asistencës në përmirësimin e ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e KLD-së dhe të sistemit gjyqësor, do të jetë një garanci për luftën ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, duke rifituar besimin e publikut tek ky sistem.