Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim
  • Simple Image Gallery Pro Notice: Joomla!'s /cache folder is not writable. Please correct this folder's permissions, clear your site's cache and retry.

Njoftim - 07.03.2014

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Z. Nasip Naço dhe anëtarit tjetër të KLD-së Z. Artan Broci, mori pjesë sot në analizën vjetore të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Të pranishëm ishin edhe të përfaqësues nga Prokuroria e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Pasi u njoh me punën e gjykatës gjatë vitit 2013, të relatuar nga Kryetari i saj, në fjalën e tij, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke theksuar faktin se gjykata e Tiranës është më e madhja në vënd, si përsa i përket numrit të gjyqtarëve, ashtu edhe numrit të cështjeve që trajton, i kujtoi gjyqtarëve që duhet edhe më tepër punë për të fituar sfidën për rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor. Pasi vlerësoi punën e gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, Z. Çefa u shpreh se kjo gjykatë duhet të jetë shembull për gjykatat simotra në territorin e vendit.
Z. Çefa kërkoi nga trupa gjyqësore që ata, si drejtuesit e proceseve gjyqësore duhet të jenë garantuesit më të mirë të dhënies së drejtësisë përmes gjykimeve të shpejta dhe cilësore. Ende ka raste kur konstatohen vonesa tej afateve të përcaktuara nga KLD në gjykimin e cështjeve, vones që duhet të eleminohen, megjithë kushtet e punës modeste të kësaj trupe të madhe gjyqësore.

"Gjykata e Tiranës është mjaft e rëndësishme. Publiku ka nevojë për transparence prandaj dhe duhet përmirësuar mënyra e drejtimit të një procesi gjyqësor. Gjykata nuk duhet të lejojë që një proces gjyqësor të përdoret si taktikë mbrojtjeje nga palët. Referuar statistikave është bërë një punë e kënaqshme, por ka ende vend për përmirësime", vijoi më tej fjalën e tij z. Çefa.
Duke e konsideruar sistemin e regjistrimit audio, një nga iniciativat më të mira në këto vitet e fundit për të ndryshuar cilësisht sistemin gjyqësor në Shqipëri, Z. Çefa ftoi trupën gjyqësore ta përdorin masivisht atë në të mirë të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në këtë sistem.
Ndërsa, Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Z. Fatri Islamaj, vuri theksin tek mungesa e instrastrukturës së nevojshme, duke evidentuar faktin se ende një pjesë e konsiderueshme e seancave gjyqësore vazhdojnë të bëhen në zyra.
Gjatë ditës së sotme, u zhvilluan gjithashtu analizat vjetore të gjykatave të Rretheve Gjyqësore, Krujë, Dibër, Mat dhe Kurbin, përmes së cilës u pasqyrua në mënyrë të detajuar puna njëvjeçare e trupave gjyqësore përkatëse, në prani të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa dhe të anëtarit të KLD-së Z. Artan Broci.
Kryetarët e këtyre Gjykatave raportuan mbi ecurinë e punës, numrin e çështjeve të gjykuara dhe problematikat që kanë shoqëruar gjatë një viti trupat gjyqësore të këtyre rretheve. Gjatë analizës u evidentua si problematikë që ka shoqëruar këto trupa gjyqësore, mungesa e punonjësve të sigurisë në Gjykata. Gjithashtu, kryetarët e këtyre Gjykatave, e konsideruar si hap të rëndësishëm në forcimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit për administratën gjyqësore, duke shprehur gadishmërinë për të marrë përsipër kompetencat që i ngarkohen në përputhje me këtë vendim.
Në fjalën e tij, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, motivoi trupat gjyqësore të këtyre rretheve që të jenë në vijimësi garant të zbatimit të ligjit duke rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën jo vetëm në ambientet e gjykatave, por edhe jashtë tyre.

Galeri imazhesh

{gallery}402{/gallery}