Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2013 kld

2013 kld

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot me datë 03.12.2013, një mbledhje të jashtëzakonshme me rend dite shqyrtimin e kërkesës së Zëvendëskryetarit për shkarkimin nga detyra e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Pukë të Zotit Shtjefën Lleshi. Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën me shumicë votash lirimin e gjyqtarit Shtjefën Lleshi nga detyra e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa i shoqëruar nga anëtari Z. Flamur Kapllani, sot me date 6.12.2013, prezantuan në qytetin e Pukës, Z. Bib Ndreca, si Kryetar i deleguar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjatë prezantimit ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë Pukë, Z. Beqir Arifaj, Nënprefekti, Z. Marash Kola, dhe drejtuesi i Prokurorisë së këtij rrethi, Z. Albert Muca.

logo-kldDuke marrë shkas nga deklaratat e përsëritura në media të Ministrit të Drejtësisë, të përsëritura edhe ditën e djeshme, ku deklarohet se Ministri ka dërguar në Këshillin e Lartë të drejtësisë kërkesat për procedimin disiplinor për shtatë gjyqtarë, Këshilli dëshiron të sqarojë opinionin publik se:

Megjithëse është publikuar në media fillimisht prej më shumë së dy javë më parë (konkretisht që në datë 19 nëntor), asnjë nga procedimet e cituara nuk ka arritur zyrtarisht në protokollin e KLD deri ditën e djeshme kur, vetëm një nga kërkesat e deklaruara nga Ministri i Drejtësisë për procedim disiplinor është regjistruar.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, ishte i ftuar sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për të dhënë mendimin në emër të anëtarëve të KLD-së për projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995, "Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot datë 16.12.2013 mbledhjen e radhës e cila nisi me futjen përjashtimisht si pikë e parë e rendit të ditës, propozimin e Zëvendëskryetarit, për pezullimin e gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Pukë, z. Shtjefën Lleshi. Më vendim unanim anëtarët e KLD-së vendosën të pezullojnë gjyqtarin e Rrethit Gjyqësor Pukë, z. Shtjefën Lleshi, deri në dhënien nga gjykata të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për akuzën e ngritur ndaj tij.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh keqardhje të thellë dhe njëkohësisht zhgënjim për qëndrimin në seancën e djeshëm plenare të përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse, të cilët largimin e tyre aspak serioz dhe dinjitoz nga mbledhja e Këshillit, nën petkun e transparencës dhe mbrojtjes së ligjshmrisë, ushtruan "de fakto" një presion të paprecedentë antiligjor ndaj anëtarëve të KLD dhe të gjithë trupës gjyqësore.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot datë 20.12.2013 mbledhjen e radhës e cila nisi me diskutimin dhe miratimin e procedurave për kandidatët për gjyqtarë, për plotësimin e 13 vendeve vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me përcaktimin që në këtë gjykatë të përzgjidhen për t'u transferuar vetëm gjyqtarë nga gjykatat organika e të cilave është mbi numrin e parashikuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, nr.7818, datë 16.11.2012. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi të plotësojë 13 (trembëdhjetë) vendeve vakante, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, mbështetur në ligjin Nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", në ligjin Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, si dhe në zbatim në Vendimive të tij nr.407, datë 16.12.2013 dhe vendimit nr.422 datë 20.12.2013, njofton sa vijon:

Faqe 7 nga 7