Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2013 kld

2013 kld

logo-kld

Këshilli i Lartë i Drejtësisë duke marrë shkas nga artikulli me titull "Vrasja e Koli Veshit, pafajësi e paralajmëruar për dy vëllezërit", i botuar në numrin e datës 2 tetor 2013 të gazetës SHQIP, ku pretendohet se KLD-së nuk ka reaguar pas ankesave të familjarëve, në respekt të opinionit publik sqaron se ai artikull nuk pasqyron realitetin.

Duke dashur të jemi të hapur për mediat dhe rrjedhimisht edhe për publikun, bëjmë me dije se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në zbatim të detyrimit të tij ligjor dhe brënda të gjitha afateve procedurale, ka marrë në trajtim dhe ka vlerësuar ankesat e paraqitura nga zonja Lefteri Veshi banuese në qytetin e Fierit. Zonjës në fjalë, KLD i ka kthyer kthyer përgjigje me shkrim duke i sqaruar të gjithë problemet e parashtruara në ankesat e saj dhe duke e vënë në dijeni me mënyrën e procedimit të KLD për këtë rast sipas shkresës Nr 1932/1, Datë 06.09.2013.

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot datë 11.10.2013 mbledhjen plenare të radhës, e cila nisi me njohjen e anëtarëve me vendimin e djeshëm të Kuvëndit të Shqipërisë për emërimin e anëtarit të ri të këtij Këshilli z. Sokol Çomo, mandati i të cilit do të verifikohet në mbledhjen e radhës së KLD, pasi të disponohet dokumentacioni ligjor përkatës.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh keqardhjen për qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë në seancën e sotme plenare, ndaj procedurës krejtësisht ligjore dhe transparente të ndjekur nga ky Këshill në emërimin e drejtuesve të disa gjykatave si dhe në plotësimin e disa vëndeve vakante në dy gjykata të Apelit. Qëndrimi i mbajtur ka si qëllim pengimin e emërimeve dhe bllokimin fiktiv të veprimtarinë e KLD, në dëm të eficencës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës Zotit Bujar Nishani, zhvilloi sot datë 28.10.2013 mbledhjen e radhës e cila, nisi me verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Zotit Sokol Çomo, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin nr. 53/2013. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi në mënyrë unanime raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, lidhur me ligjshmërinë e mandatit të anëtarit të ri të KLD-së, Z. Sokol Çomo i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

logo-kldNë kuadër të fillimit të funksionimit të Gjykatave Administrative, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë u zhvillua një takim me trupën gjyqësorë të kësaj Gjykate. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin anëtarët e KLD-së, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të OSBE-së. Në fjalën përshëndetëse Zëvendëskryetari i KLD-së, Elvis Çefa u shpreh se për herë të parë ditën e hënë fillon funksionimin një gjykatë që është krijuar e konceptuar si një garanci e shtuar për publikun në marrëdhëniet e tij me administratën shtetërore.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa së bashku me Ministrin e Drejtësisë Z. Nasip Naço vizituan ambientet e punës së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në kuadër të fillimit të funksionimit të Gjykatave Administrative. Z. Çefa dhe Ministri Naço të shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Z Eriol Roshi panë nga afër dhe u njohën me ambientet moderne të kësaj gjykate. Në një mesazh për mediat Zëvendëskryetari i KLD-së Z. Elvis Çefa u shpreh se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të vejë në qendër të vëmendjes funksionimin dhe mbarëvajtjen e Gjykatës Administrative.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa mori pjesë sot në konferencën e Tretë Rajonale e Lidershipit në Gjyqësor në lidhje me përdorimin e Teknologjisë së Regjistrimit Dixhital Audio në Gjykatat në Shqipëri, e organizuar nga Programi i USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Z. Çefa theksoi rëndësinë që ka për KLD procesi i rritjes së transparencës në gjykim dhe përmirësimi i performancës së pushtetit gjyqësor.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi u njoh me videon e shfaqur sot në datën 26 nëntor 2013 në emisionin investigativ "Fiks Fare", i kërkon Prokurorisë, të hetojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe me objektivitet ngjarjen dhe faktin nese ka gjyqtare te implikuar ne kete ngjarje. Njëkohësisht Këshilli garanton opinionin publik se do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me cdo institucion shtetëror në hetimin objektiv ndaj cdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive.

logo-kldNë kuadër të përvjetorit të Kushtetutës dhe festës së Pavarësisë, nën kujdesin e vecantë të Presidentit të Republikës, Zotit Bujar Nishani, u organizua aktiviteti: "Të gjithë të barabartë përpara ligjit"!

Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edukimit ligjor për moshat e reja, Institucioni i Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës dhe i gjithë sistemit të drejtësisë, ndërmerr këtë nismë të rëndësishme në fushën e Edukimit Publik Ligjor, e cila synon përhapjen e dijeve të domosdoshme juridike, ndër ato grupe të shoqërisë, që kanë formim të paktë në këtë drejtim.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, priti sot në një takim punë Co-reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Z. Jonatan Evans, Z. Grigore Pretenco dhe Z. Bas Klein, sekretar i Komisionit të Monitorimit të AP-së në KiE. Pas shkëmbimeve të kortezisë, Co-reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së kërkuan informacion nga Zëvendëskryetari i KLD-së, lidhur me punën e deritanishme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

logo-kldDEKLARATË E KËSHILLIT TË LARTË TË DREJTËSISË


Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke konsideruar serioze situatën e krijuar pas ngjarjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, dënon fuqimisht cdo lloj praktike të kundraligjshme dhe korruptive në sistemin gjyqësor duke garantuar opinionin publik se do të jetë i palëkundur dhe do të marrë masa ekstreme ndaj cdo elementi që njollos sistemin.
Këshilli inkurajon pa asnjë rezervë cdo inisiativë të ndërmarrë për identifikimin dhe denoncimin e akteve korruptive në sistemin gjyqësor.