Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2013 kld

2013 kld

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, sot në datë 20.05.2013, zhvilloi mbledhjen e radhës nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z.Bujar Nishani, i cili siguroi edhe një herë gjatë fjalës së tij, se emërimet në sistemin gjyqësor do jene mjaft transparente dhe do të bazohen në respektimin e aftësive dhe të integritetit të gjyqtarëve.

Këshilli pasi shqyrtoi kërkesën e Shkollës së Magjistraturës dhe pasi diskutoi çështjen, vendosi përcaktimin e 8 (tetë) vendeve vakante për kandidatët për magjistratë, profili gjyqtar, që do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2013-2014.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, sot në datë 28.05.2013, zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Proferional dhe Etik për 8 (tetë) gjyqtarët e mëposhtëm:

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, sot në datë 04.0.2013, zhvilloi mbledhjen e radhës, e cila filloi me verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Gjin Gjoni, i zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare më datë 31.05.2013.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot në datë 10.06.2013, mbledhjen e radhës, ku në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 3 (tre) gjyqtarët e mëposhtëm:

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Elvis Çefa, mori pjesë, në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësor (REKGJ), e cila këtë vit u organizua në Sofje të Bullgarisë në datat 5-7 Qershor 2013. Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqiptar ishte i ftuar në këtë Asamble me statusin e vëzhguesit.

Tema kryesore e trajtuar nga Asambleja ishte "Pavarësia dhe Përgjegjshmëria e Sistemit Gjyqësor". REKGJ po vëzhgon zhvillimet aktuale në sistemet gjyqësore në Europë, lidhur me përgjegjshmërinë e anëtarëve të gjyqësorit, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e Këshillave të Gjyqësorit dhe rolin e tyre në tajtimin e sfidave në këtë fushë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila filloi me shqyrtimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës për emërimin e Drejtorit të Shkollës e Magjistraturës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Këshilli pas diskutimeve vendosi rrëzimin e propozimit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, zhvilloi sot datë 05.07.2013 mbledhjen e radhës e cila, nisi me një mesazh vlerësimi të Presidentit të Republikës për punën e deritanishme të KLD. Në fjalën e tij Presidenti theksoi se: "Këshilli i Lartë i Drejtësisë është institucion i lartë kushtetues, i pavarur, që mbështet tërë veprimtarinë e tij te Kushtetuta, ligji dhe personaliteti i anëtarëve të tij, dominohet nga gjyqtarët e Shqipërisë. KLD funksionimin e tij nuk e lidh me mazhorancat politike".

logo-kldNën drejtimin e Presidentit të Republikës Zotit Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot datë 19.072013 mbledhje plenare, e cila filloi me diskutimin dhe miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, me objekt "Pezullimin e shqyrtimit të kërkesave për procedim disiplinor drejtuar KLD-së për disa gjyqtarë".

Në vijim, Këshilli shqyrtoi shkresën e Zëvendësministrit të Brendshëm, në zbatim të ligjit nr.10173, datë 22.103.2009 "Për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë" dhe caktoi dy gjyqtarë në Komisionin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, zhvilloi sot datë 18.09.2013 mbledhjen e radhës e cila, nisi me një mesazh të Presidentit në mbështetje për gjyqtarët e vendit por edhe të punës së bërë nga Këshilli gjatë vitit të fundit.

logo-kldNë mbledhjen e fundit Këshilli i Lartë Drejtësisë pasi diskutoi mbi nevojën e plotësimit të vendeve të mbetura në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër dhe Korçë, përcaktoi me vendimin Nr. 363, datë 18.09.2013 mënyrën e plotësimit të tyre. Me dakortësinë e anëtarëve,

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa priti sot në një takim pune Z. Nils Muižnicks, Komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, që shoqërohej nga Z. Nikolaos Sitaropoulos, Nëndrejtor në zyrën e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut, dhe Zj. Erliha Bičakčić Këshilltare në zyrën e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë takimit, Z. Çefa i cili shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeinspektorja, iu përgjigj interesimit të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës në lidhje me organizimin dhe funksionimin e sistemit të gjyqësor në Shqipëri dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në veçanti. Bashkëbisedimi u përqëndrua gjithashtu në çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë, pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit, masat për të adresuar problemin e zgjatjes së procedurave gjyqëore, mbikëqyrja e gjyqësorit etj.