Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2013 kld

2013 kld

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë përshëndet miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare të ligjit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH" me anë të të cilit u miratua rritje e pagave për të gjithë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë dhe apelit në vënd.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh bindjen se ky hap do të ndikojë pozitivisht në forcimin e integritetit moral dhe profesional te gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjithashtu, KLD çmon se me miratimin e këtij ligji, Kuvendi dëshmoi që është pa rezerva në mbështetje të pushtetit gjyqësor shqiptar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 

logo-kldKëshilli i Lartë të Drejtësisë, në bashkëpunim me Misionin Euralius III, Ambasadën Italiane, Ambasadën Spanjolle dhe Ambasadën Franceze, organizuan ditën e sotme në ambientet e KLD tryezën e rrumbullakët me temë: "Nevoja për rishikimin e kuadrit ligjor mbi inspektimet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në këndvështrimin e praktikave më të mira Europiane". Kjo tryezë u zhvillua me pjesëmarrjen disa prej ekspertëve ndërkombëtarë më të mirë të sistemit të drejtësisë si Eugenio Maria Turco – gjyqtar në Gjykatën Viterbo, Itali dhe Zj. Sylvie Ceccaldi Guebel – përfaqësuese e Inspektoratit të Shërbimit Gjyqësor në Francë.

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe Zëvëndëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, disa anëtarë të Këshillit, Kryeinspektorja dhe Inspektorët si dhe përfaqësues nga Unionit i Gjyqtareve. Gjatë kësaj tryeze u shkëmbyen eksperienca lidhur me praktikat më të mira ndërkombëtare lidhur me inspektimin e sistemit gjyqësor.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, i shoqëruar nga anëtarët Z. Dritan Caka dhe Z. Flamur Kapllani, zhvilloi një vizitë treditore në Bullgari me ftesë të homologes së tij në Këshillin e Lartë Gjyqësor Bullgar, Znj. Sonia Naidenova.

Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me institucionet homologe të vëndeve europiane me qëllim nxitjen e shkëmbimit të praktikave më të mira për organizimin e mirëqeverisjes së sistemit gjyqësor.

logo-kldKomisioni i Administrimit të Testimit të kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat admninistrative, në përputhje me nenet 13 dhe 14 të vendimit nr. 299/1, datë 30.11.2012, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë “Për procedurat e përzgjedhjes së kandidateve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit”, pas shqyrtimit të ankimeve të paraqitura, publikon rezultatet e testimit seleksionues për gjykatat administrative të shkallës së parë dhe apelit.

logo-kldKomisioni i Administrimit të Testimit, në vijim të njoftimit të datës 25.04.2013, në përputhje me vendimin nr. 299/1, dt. 30.11.2012, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidateve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe Apelit", njofton se: Në testimin për në Gjykatën Administrative të Apelit, datë 25.03.2013, në lidhje me tezën nr.9, komisioni, në bashkëpunim me Komisionin e Fondit të Pyetjeve konstatoi se:

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, sot në datë 03.05.2013, zhvilloi mbledhjen e radhës nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, i cili e nisi fjalën e tij me një mesazh të fortë për sistemin gjyqësor. Presidenti Nishani shprehu konsideratën pozitive dhe vlerësimin maksimal për disa nga nismat dhe vendimet e fundit të Qeverisë dhe Parlamentit Shqiptar, për rritjen e nivelit të pagave të gjyqtarëve në Gjykatat e Shkallës së Parë dhe Gjykatat e Apelit dhe për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal. Presidenti Nishani theksoi bindjen se këto vendime do t'u shërbejnë më së shumti gjyqtarëve të ndershëm dhe kurajozë.

logo-kldMe rastin e javës kushtuar 100 vjetorit të Drejtësisë Shqiptare, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me qëllim promovimin e rolit dhe të aktivitetit të atij në administrimin e organizimin e sistemit të drejtësisë, do të organizojë në ambientet e tij "DITËN E DYERVE TË HAPURA". Ky aktivitet do të organizohet në datën 7 maj 2013.

logo-kldShumë qytetarë dhe studentë të drejtësisë nga të gjitha Universitetet e vendit vizituan dje ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në ditën e "DYERVE TË HAPURA" me rastin e 100 vjetorit të Drejtësisë Shqiptare. Studentët pasi vizituan ambientet e Këshillit u pritën në zyrën e tij nga Zëvendëskryetari Z. Elvis Çefa i cili i njohu me mënyrën se si funksion dhe është organizuar ky institucion.


Pas një prezantimi të shkurtër të kuadrit ligjor dhe aktivitetit të përgjithshëm të Këshillit, Z. Çefa iu përgjigj pyetjeve të studentëve kryesisht rreth sistemit të vlerësimit të karrierës si dhe për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve.
Zëvendëskryetari, theksoi që transparenca në të gjithë veprimtarinë e Këshillit, është një ndër elementët kryesorë për të rritur besimin e gjyqtarëve tek sistemi, ashtu sikundër tranparenca në zhvillimin e proceseve gjyqësore është gjithashtu një ndër elementët kryesorë për të rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.
Gjithashtu, vizitorët e shumtë u njohën me një ekspozitë të vogël të disa dokumenteve sinjifikative të sistemit të drejtësisë shqiptare gjatë një shekulli, për të ilustruar hapat e para te funksionimit te shtetit shqiptar.

logo-kldMe rastin e aktiviteteve të zhvilluara për "Javën e Drejtësisë", në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u organizua një tryezë e rrumbullakët me anëtarët e Këshillit dhe studentët më të dalluar të fakulteteve të drejtësisë në të gjitha Universitetet e vendit.
Studentët u pritën në sallën e zhvillimit të mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Zëvendëskryetari i Këshillit Z. Elvis Çefa dhe nga disa anëtarë të tjerë të Këshillit.
Pasi bënë një vizitë njohëse me ambientet ku ushtron aktivitetin e tij Këshilli i Lartë i Drejtësisë, studentët zhvilluan gjithashtu një bashkëbisedim rreth sistemit të vlerësimit të karrierës si dhe për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve me Zëvendëskryetarin Z. Elvis Çefa dhe anëtarët e tjerë të pranishëm.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mori pjesë sot në ceremoninë e mbylljes së misionit EURALIUS III, i cili solli në Shqipëri ekspertizë të nivelit të lartë nga Spanja dhe Italia për të ofruar këshillim ligjor dhe ngritje kapacitetesh për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet gjyqësore për të zhvilluar një sistem të pavarur, të paanshëm, efikas, profesional, transparent dhe modern të drejtësisë në Shqipëri.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa priti në një takim kortezie Z. Angel Llorente, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjyqësor në Ministrinë Spanjolle të Drejtësisë të shoqëruar nga ambasadori i Spanjës në vendin tonë SH.T.Z. Rafael Tormo dhe Z. Joaquin Urias, Drejtues i Projektit Euralius.