Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2013 kld

2013 kld

logo-kldSot, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa mori pjesë në konferencën e dytë Rajonale të Lidershipit në Gjyqësor e organizuar nga USAID në kuadër të Programit 5 vjeçar për forcimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri (JUST).

Gjate fjalës së tij përshëndetëse Z. Çefa theksoi rëndësinë që ka për KLD procesi i rritjes së transparencës në gjykim dhe përmirësimi i performancës së pushtetit gjyqësor.

logo-kldNë zbatim të ligjit Nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 299/1, datë 30/11/2012 "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", si dhe të Vendimit të Këshilli të Lartë të Drejtësisë Nr. 305, datë 08.03.2013, njoftohen kandidatët për gjyqtar në Gjykatat Administrative për sa më poshtë vijon:

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të ditës së sotme datë 18.03.2013, vendosi me unanimitet, pranimin e propozimit të Zëvëndëskryetarit për emërimin në detyrën e Inspektorit në Inspektoratin e KLD-së, të Znj. Sofie Zhilla dhe Znj. Vojsava Osmanaj.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, priti sot në një takim një Zëvëndëspresidentin e Akademisë Gjyqësore Turke, Z. Mehmet Murat Yardimci dhe delegacionin që e shoqëronte, të përbërë nga pedagogë të akademisë dhe anëtarë të Bordit Drejtues.

logo-kldNJOFTIM PËR SHTYP I DATËS 20.03.2013, I KOMISIONIT TË ADMINISTRIMIT TË TESTIMIT PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR GJYQTARË NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË DHE TË APELIT

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa priti në një takim pasditen e djeshme ekspertin e shquar të së drejtës ndërkombëtare penale, profesor Cherif Bassiouni, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorë të huaj dhe vendas të sistemit të drejtësisë. Gjatë bashkëbisedimit, Z. Çefa iu përgjigj interesimit të profesor Bassiouni në lidhje me sistemin gjyqësor në Shqipëri, veçanërisht në rëndësinë që edukimi profesional ka për formimin e gjyqtarëve me integritet, si gurë themeli për karrierën e tyre.

logo-kldNë kuadër të respektimit të transparencës kundrejt trupës gjyqësore, Komisioni i Administrimit të Testimit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative publikon bashkëlidhur Tezën nr.9, e cila u përzgjodh nga vetë kandidatët për provimin e zhvilluar dje në datë 25.03.2013 "Për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit". Në këtë tezë janë nënvizuar, përgjigjet e sakta për të gjitha pyetjet e saj.

logo-kldZëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, së bashku me Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi dhe Ambasadorin Eugen Wollfarth morën pjesë në prezantimin e raportit "Drejt Drejtësisë" hartuar nga ekspertët e Prezencës së OSBE-së në vendin tonë.

Pasi vlerësoi gjetjet e raportit, Z. Çefa shprehu vendosmërinë e KLD-së për të luajtur një rol aktiv për rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në gjyqësor. Ai garantoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do ndërmarë të gjitha masat e duhura për të eliminuar fenomenet që pengojnë funksionimin normal të drejtësisë.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të ditës së sotme datë 27.03.2013, u njoh me raportimin e anëtarit të këtij Këshilli z. Ilir Mustafaj, njëkohësisht Kryetar i Komisionit të Administrimit të Testimit seleksionues të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat administrative lidhur me mbarëvajtjen e testimit seleksionues për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit të zhvilluar në datat 25 dhe 26 mars si dhe shqyrtoi Projektaktet - Përfundimtare të Vlerësimit profesional dhe etik të disa gjyqtarëve periudhën 2005-2006.

logo-kldNë kuadër të respektimit të transparencës kundrejt trupës gjyqësore, Komisioni i Administrimit të Testimit për përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative publikon bashkëlidhur Tezën nr.1, e cila u përzgjodh nga vetë kandidatët për provimin e zhvilluar dje në datë 26.03.2013 "Për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit". Në këtë tezë janë nënvizuar, përgjigjet e sakta për të gjitha pyetjet e saj.

logo-kldKëshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të ditës së sotme datë 4.04.2013, miratoi në mënyrë unanime deklarimin e mbarimit para afatit, të mandatit të ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Besnik Imeraj, i dekretuar nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si dhe shqyrtoi projektaktet - përfundimtare të Vlerësimit Profesional dhe Etik të disa gjyqtarëve periudhën 2005-2006.