Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2013 kld

2013 kld

Gjykatat e Rretheve Lezhë, Krujë dhe Kurbin në prani të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa dhe të anëtarit të KLD-së Neshat Fana zhvilluan analizën vjetore, përmes së cilës u pasqyrua në mënyrë të detajuar puna njëvjeçare e trupave gjyqësore përkatëse.
Gjatë analizës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Prokurorisë, Policisë dhe Dhomave të Avokatisë së këtyre rretheve, Kryetarët e këtyre Gjykatave raportuan mbi ecurinë e punës, numrin e çështjeve civile dhe penale, volumin e punës për secilin gjyqtar, si dhe mbi cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit të çështjeve.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë z. Elvis Çefa i shoqëruar nga anëtari i KLD-së z. Neshat Fana morën pjesë sot në analizën vjetore të punës së gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, së bashku me anëtarin e KLD-së Z. Dritan Caka dhe Kryeinspektoren i Inspektoratit të KLD-së Znj. Marsida Xhaferllari kanë vijuar edhe sot pjesëmarrjen në zhvillimin e analizave vjetore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, të Gjykatës të Apelit Korçë dhe të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa i shoqëruar nga anëtari tjetër i KLD-së Z. Artan Broci morën pjesë sot në analizat vjetore të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Në analizat në fjalë ishin gjithashtu të pranishëm Kryeprokurori për Krimet e Rënda si dhe Kryetari i Dhomës së Avokatisë.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa i shoqëruar nga anëtari i KLD-së Z. Tritan Hamitaj morën pjesë sot në analizat vjetore të Gjykatës së Rretheve Gjyqësore Shkodër dhe Pukë si edhe në analizën e Gjykatës së Apelit Shkodër.

Gjatë analizave, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Prokurorisë, Policisë, Kryetarët e gjykatave raportuan mbi ecurinë e punës, numrin e çështjeve të gjykuarta si dhe mbi cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit të çështjeve.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të KLD-së Z. Astrit Haxhialushi dhe Z. Neshat Fana, morën pjesë sot në analizat vjetore të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë. Në analizat në fjalë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Prokuroria.

Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, Dibër dhe Mat, në prani të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa dhe të anëtarëve të KLD-së Z. Neshat Fana dhe Z. Flamur Kapllani zhvilluan sot analizën vjetore, përmes së cilës u pasqyrua në mënyrë të detajuar puna njëvjeçare e trupave gjyqësore përkatëse.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, i shoqëruar nga Kryeinspektorja e Këshillit, Znj. Marsida Xhaferllari morën pjesë dje në analizat vjetore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe të Gjykatës së Apelit Vlorë.
Pasi u njoh në mënyrë të detajuar me punën një vjeçare të tyre, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, shprehu konsideratat e tij dhe të Këshillit për punën e kryer nga këto gjykata.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të sotme datë 08.03.2013, vendosi me unanimitet, miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Z. Xheladin Karkini.
Gjatë shqyrtimit të rastit në fjalë Presidenti i Republikës dhe anëtarët e Këshillit e konsideruan të papranueshme ekzistencën e rasteve të tilla, ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë në dhënien e drejtësisë për qytetarët.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vijim të mbledhjes plenare të datës 08.03.2013, miratoi të ditën e hënë datë 11.03.2013 Projektaktet - Përfundimtare të Vlerësimit profesional dhe etik të disa gjyqtarëve të Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Gjirokastër, Përmet e Sarandë si dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër, në prani të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa dhe të anëtarit të KLD-së Z. Astrit Haxhialushi zhvilluan dje analizën vjetore, përmes së cilës u pasqyrua në mënyrë të detajuar puna njëvjeçare e trupave gjyqësore përkatëse.
Gjatë analizës, Kryetarët e gjykatave të sipërcituara raportuan mbi ecurinë e punës, numrin e çështjeve të gjykuara, cilësinë dhe shpejtësinë e vendimmarrjes dhe problematikat që kanë shoqëruar gjatë një viti trupat gjyqësore të këtyre rretheve.