Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim - Mbi fondin e pyetjeve, Gjykatat Administrative

Komisioni i Fondit të Pyetje zhvilloi sot, më datën 04.01.2012, takimin e radhës në lidhje me përgatitjen e fondit të pyetjeve, në përputhje me programin e përcaktuar në ligjin përkatës. Bazuar në nenin 5 të shtojcës së ligjit Nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", si dhe të nenit 7 të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 299/1, datë 30/11/2012 "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", Komisioni diskutoi në lidhje me sa vijon:

1. Legjislacionin  dhe literaturën për  testimin seleksionues për kandidatët në gjykatat administrative;

2. Modeli e tezës së testimit seleksionues për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar në gjykatat administrative.

Në vijim do të gjeni dy aktet e sipërcituara.

LEGJISLACIONI  DHE LITERATURA PËR  TESTIMIN SELEKSIONUES PËR KANDIDATËT NË GJYKATAT ADMINISTRATIVE

1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

2. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe protokollet shtesë;

3. Kodi i Procedurës Administrative – Ligji Nr. 8485, datë 12.05.1999;

4. Kodi Civil – Ligji Nr. 7850, datë 29.07.1994, i ndryshuar;

5. Kodi i Procedurës Civile– Ligji Nr. 8116, datë 29.03.1996, i ndryshuar;

6. Kodi Doganor – Ligji Nr. 8449, datë 27.01.1999, i ndryshuar;

7. Ligji për Kundërvajtjet Administrative – Ligji Nr. 10 279, datë 20.05.2010;

8. Ligji për nëpunësin civil – Ligji Nr. 8549, datë 11.11.1999;

9. Ligji për Kthimin dhe Kompesimin e Pronës – Ligji Nr. 9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar;

10.  Ligji për Procedurat Tatimore  në Republikën e Shqipërisë – Ligji Nr. 9920, datë 19.05.2008, i ndryshuar;

11.  Ligji për Akcizat në Republikën e Shqipërisë – Ligji Nr. 61/2012;

12. Ligji për Prefektin – Ligji Nr. 8927, datë 25.07.2002;

13. Ligji për Koncesionet– Ligji Nr. 9663, datë 12.12.2006, i ndryshuar;

14. Ligji për Organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore– Ligji Nr. 8652, datë 31.07.2000;

15. Ligji për Planifikimin e Territorit – Ligji Nr. 10119, datë 23.04.2009;

16. Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencën – Ligji Nr. 9121, datë 28.07.2003, i ndryshuar;

17. Ligji për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme – Ligji Nr. 33/12;

18. Ligji për Inspektimin e Ndërtimeve – Ligji Nr. 9780, datë 16.07.2007;

19. Ligji për Prokurimet Publike – Ligji Nr. 9643, datë 20.11.2006, i ndryshuar;

20. Ligji për Sigurimet Shoqërorë në Republikën e Shqipërisë – Ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar;

21. Ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative – Ligji Nr. 49/2012;

22. Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat– Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1999, i ndryshuar;

23. Ligji për Përgjegjësinë jashtëkontraktore të Organeve të Administratës Shtetërore – Ligji Nr. 8510, datë 15.07.1999;

24. Ligji Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare - Ligji Nr. 8503, datë 30.6.1999;

25. Ligji  për Mbrojtjen  e të Dhënave Personale - Ligji Nr. 9887, datë 10.3.2008;

26. Ligji për Funksionimin e Organeve  Kolegjiale te Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike - Ligji Nr. 8480, Datë 27.5.1999;

27. Ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit - Ligji Nr. 8270, Datë 23.12.1997;

28. "Shkrimi dhe arsyetimi ligjor", autor Sokol Berberi, botim i Shkollës së Magjistraturës;

29. Vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë ose të Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të ligjeve të mësipërme.

MODEL I TEZËS[1]

SË TESTIMIT SELEKSIONUES PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR GJYQTAR NË GJYKATAT ADMINISTRATIVE

Rubrika I                  E Drejta Administrative

Gjeni fjalinë e saktë:

Sipas nenit 1 të KPA, rregullat e këtij Kodi zbatohen:

a.       vetëm për aktet individuale të administratës publike

b.      jo vetëm për aktet individuale të administratës publike

c.       edhe për aktet normative, pra edhe për ligjet, kur kjo është e mundur

d.      asnjëra prej sa më lart

Gjeni fjalinë e saktë:

Në kuptim të Kodit të Procedurave Administrative organe administrative publike janë:

a)      organet e pushtetit qendror që kryejnë funksione administrative;

b)      noterët;

c)      avokatët;

d)     punonjësit që gëzojnë statusin e ushtarakut.

Gjeni fjalinë e saktë:

Revokimi dhe shfuqizimi janë:

a)      akte administrative të njëjtë dhe i dallon vetëm emërtimi;

b)      akte administrative që ndërpresin fuqinë juridike të akteve të tjera administrative;

c)      akte administrative që pezullojnë fuqinë juridike të akteve administrative të tjera;

d)     nuk janë akte administrative.

Gjeni fjalinë e saktë:

Nje akt administrativ i nxjerrë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, por në kundërshtim me Kodin e Procedurave Administrative është i vlefshëm kur plotëson njëkohësisht këto kushte:

a)      në qoftë se nuk ka cënuar të drejtat e individëve të tjerë;

b)      në qoftë se rezultati i kërkuar në ato kushte nuk mund të arrihej me mjete të tjera;

c)      në qoftë se akti është ratifikuar si i vlefshëm pas gjendjes së jashtëzakonshme nga një organ epror;

d)     në qoftë se nuk është ushtruar ankim në gjykatë brenda afatit ligjor.

Gjeni fjalinë e saktë:

Nëse një organ administrativ kompetent ka nxjerrë një vendim për një çështje, pas sa kohësh është i detyruar të marrë në shqyrtim, nëse i paraqitet, të njëjtën çështje e ngritur nga i njëjti subjekt mbi të njëjtat fakte:

a)      në çdo kohë

b)      pas 6 muajsh;

c)      pas 2 vjetësh;

d)     asnjëherë, sepse aplikohet me analogji "res judicata" e Kodit të Procedurës Civile.

Gjeni alternativën e saktë.

Përpara se të fillojë procedura e pranimit në shërbimin civil,vendi i lire:

a) u ofrohet nëpunësve civil ekzistues nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele;

b) nuk u ofrohet nëpunësve civil ekzistues nëpërmjet procedurave të lëvizjes paralele.

Gjeni alternativën e saktë.

Ankesat për zhvillimin e konkurrimit të pranimit në shërbimin civil paraqiten në Komisionin e Shërbimit Civil, brenda:

a) 45 ditëve pune nga botimi i rezultateve të konkurrimit në dy gazetat me qarkullim më të madh;

b) 30 ditëve pune nga botimi i rezultateve të konkurrimit në dy gazetat me qarkullim më të madh;

c) 15 ditëve pune nga botimi i rezultateve të konkurrimit në dy gazetat me qarkullim më të madh.

Gjeni alternativën e saktë.

Nëse ka parashikim të ndryshëm midis ligjit për Gjykatën Administrative dhe Kodit të Procedurës Civile, do të zbatohet:

a) Kodi     b) ligji

Gjeni alternativën e saktë.

Përcaktimi nga Këshilli Bashkiak i 22 emrave që përfitojnë si të pastrehë banesë,  është akt administrative:

a) individual                   b) normative

Gjeni alternativën e saktë.

Në Republikën e Shqipërisë,  Inspektorat ndërtimor janë:

a)Inspektorati  urbanistik i bashkisë/komunës, Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar;

b)ka dhe inspektorat tjetër.

........... etj.

Rubrika II                             E Drejta Kushtetuese

Gjeni fjalinë e saktë:

Bazuar në Kushtetutën shqiptare, e drejta për zhdëmtim prej organeve shtetërore lind për shkak:

a)      të një akti të paligjshëm;

b)      të një akti të ligjshëm;

c)      të një veprimi të paligjshëm;

d)     të një mosveprimi të ligjshëm.

Gjeni fjalinë e saktë:

Sipas Kushtetutës shqiptare, e drejta për të drejtuar kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike mund të ushtrohet nga:

a)      kushdo nëpërmjet përfaqësuesit;

b)      kushdo së bashku me të tjerë;

c)      kushdo nëpërmjet gjykatës;

d)     kushdo nëpërmjet Avokatit të Popullit.

....... etj.

Rubrika III                           E drejta Civile

Gjeni fjalinë e saktë:

a- Për detyrimet kontraktore të lidhura pa afat dhe për detyrimet që ekzekutohen me kërkesën e kreditorit, afati i parashkrimit fillon nga dita e lidhjes së kontratës.

b- Për detyrimet kontraktore të lidhura pa afat dhe për detyrimet që ekzekutohen me kërkesën e kreditorit, afati i parashkrimit fillon nga dita kur ka lindur detyrimi.

c- Për detyrimet kontraktore të lidhura pa afat dhe për detyrimet që ekzekutohen me kërkesën e kreditorit, afati i parashkrimit fillon nga dita e paraqitjes së kërkesës së kreditorit.

Gjeni fjalinë e saktë:

a- Është e pavlefshme marrëveshja e palëve për ndryshimin e afateve të parashkrimit.

b- Marrëveshja e palëve për vendosjen e afateve të posaçme të parashkrimit duhet të bëhet me akt noterial.

c- Vullneti i palëve për vendosjen e afateve të posaçme të parashkrimit duhet të bëhet në formën e një kontrate.

.......etj.

Rubrika IV                           Procedura Civile

Gjeni fjalinë e saktë:

Nëse gjykata ndodhet para një padie që nuk mund të ngrihet, ajo duhet të vendosë:

a.       Pushimin e gjykimit;

b.      Rrëzimin e padisë;

c.       Pezullimin e gjykimit.

Gjeni fjalinë e saktë:

Gjykata konstaton mos kompetencën për gjykimin e një mosmarrëveshjeje:

a.       Vetëm me kërkesë të palëve;

b.      Edhe kryesisht

c.       Asnjë prej tyre

Gjeni fjalinë e saktë:

Ankimi kundër vendimit të gjykatës që rrëzon kërkesën e të paditurit për mungesën e kompetencës të gjykatës në gjykimin e mosmarrëveshjes mund të bëhet:

a.       Brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit;

b.      Brenda 5 ditëve në Gjykatën e Lartë;

c.       Në Gjykatën e Apelit së bashku me vendimin përfundimtar.

.............etj.

Rubrika V                        E Drejta financiare

Gjeni alternativën e saktë:

"Magazinë fiskale" është një ambient, qartësisht i ndarë nga ambientet e tjera, ku produktet e akcizës prodhohen, përpunohen, mbahen,  priten ose dërgohen  nën një regjim pezullues të detyrimeve te:

a)      Taksës doganore

b)      TVSH-se

c)      Akcizës

d)     Të gjitha te mësipërmet

Gjeni alternativën e saktë:

Deklarimi në doganë nuk mund të bëhet:

a)      me shkrim

b)      duke përdorur teknikën e përpunimit të të dhënave

c)       nëpërmjet një deklarimi gojor

d)     përmes çdo veprimi tjetër me anë të të cilit personi përgjegjës për mallrat shpreh dëshirën e tij për t'i vendosur ato nën një regjim doganor

e)      asnjëra prej tyre

Gjeni alternativën e saktë:

TVSH zbatohet ne masën:

a)      19 %

b)      5%

c)      10%

d)     20%

......etj

Rubrika VI    Të Drejtat e Njeriut

Gjeni alternativën e saktë:

a)      Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj.

b)     Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të gjykohet shpejt, publikisht dhe nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj.

Gjeni alternativën e saktë:

a)      Askush nuk mund të shtrëngohet të kryejë një punë me dhunë ose me punë të detyruar.

b)     Askush nuk mund të shtrëngohet të kryejë një punë me dhunë ose me punë të detyruar, përveç se kur ai e pranon shprehimisht këtë gjë.

......etj

Rubrika VII             Shkrimi dhe arsyetimi ligjor

Gjeni alternativën e saktë:

Në një vendim gjyqësor, faktet e paraqitura, rekomandohen të jenë më mirë:

a.       Të provuara me dokumente shkresor?

b.      Të provuara me dëshmitar?

c.       Të pretenduara, të paprovuara ende nga palët?

Gjeni alternativën e saktë:

Në një shkrim ligjor, faktet duhet të paraqiten:

a.       Në vetën e parë, numri njëjës (unë);

b.      Në vetën e dytë, numri njëjës (ti);

c.       Në vetën e tretë, numri njëjës (ai/ajo).

......etj

Rubrika VIII           Kazus

KAZUS

Presidenti i Republikës me Vendimin X (Dekreti nr. 3037, date 01.06.2001) ka shkarkuar nga detyra si prokuror A.B. AB me padinë me objekt «Shfuqizim i dekretit nr. 3037, datë 01.06.2001 të Presidentit të Republikës» ka kërkuar shfuqizimin e dekretit të  bazuar ne nenin 324/a e vijues te K.Pr.Civile.  Gjykata e Lartë në vendimin e saj unifikues Nr.3, datë 30.01.2003 me objekt «Shfuqizim i dekretit nr. 3037, date 01.06.2001 te Presidentit te Republikës» ka vendosur që të mos marrë në shqyrtim padinë me arsyetimin që ajo nuk mund të shqyrtojë sipas K.Pr.Civile padi të tilla.

1. Sipas kësaj Gjykate, dekretet e Presidentit të Republikës, duke përfshirë edhe ato të largimit apo transferimit nga detyra të prokurorëve, nuk mund të kundërshtohen në gjykatë pasi ato:

a.       janë akte administrative, por të një natyre të veçantë

b.      janë të natyrës juridiko-kushtetuese dhe jo akte administrative.

2. Sipas Gjykatës së Lartë, vendimmarrja për largimin nga detyra të prokurorëve është:

vendimmarrje që ka në bazë besimin dhe besnikërinë ndaj shtetitvendimmarrje që bazohet vetëm në mungesën e profesionalizmit

3. Sipas Gjykatës së Lartë, marrëdhëniet e punës së prokurorëve me shtetin:

a.       bazohen në një kontratë të thjeshtë pune

b.      bazohen në një kontratë të veçantë të shërbimit publik, nëpërmjet të cilës ata marrin përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen e interesave të larta publike, në të cilat mishërohet vetë sovraniteti i shtetit.

4. Sipas Gjykatës së Lartë,

a.       Presidenti nuk është organ i administratës publike

b.      Presidenti nuk nxjerr në asnjë rast akte administrative

5 Sipas Gjykatës së Lartë  dekreti i Presidentit për shkarkimin e prokurorit

c.       nuk i nënshtrohet N. 18 të KPA-së

d.      nuk i nënshtrohet kontrollit nga gjykata për asnjë aspekt të marrëdhënies së punës të prokurorëve

6 Sipas Gjykatës së  Lartë

a.       prokurori nuk legjitimohet të kundërshtojë në gjykatë dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin, transferimin, apo shkarkimin e tij, për shkak të natyrës juridike të dekreteve të Presidentit të përcaktuar nga Kushtetuta dhe për shkak të karakterit te posaçëm të kontratës se shërbimit publik

b.      Presidenti legjitimohet si i paditur në rastet kur kërkohet në gjykatë shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës

8. A është i drejtë arsyetimi i Gjykatës në këtë rast:

a.       po

b.      jo

9. Ky vendim i Gjykatës së Lartë:

është ende në fuqinuk ka vlerë juridike për shkak të dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 25/2002 dhe nr. 38/2003  ku ndër të tjera përcaktohet shprehimisht se dekreti i Presidentit për prokurorët është akt administrativ individual

10. Gjykata Kushtetuese ka:

shfuqizuar shprehimisht këtë vendim të Gjykatës së Lartëka interpretuar në përgjithësi natyrën e dekretit të Presidentit por jo këtë vendim të Gjykatës së Lartë

[1]Pavarësisht se teza model përmban 24 pyetje dhe kazusin, sqarojmë se teza e provimit do të përmbajë 100 pyetje. Kjo tezë model synon vetëm të japë për kandidatët, mënyrën e formimit të pyetjeve, si dhe shkallën e vështirësisë së tyre.