Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Njoftim datë 22.01.2013

Këshilli i Lartë i Drejtësisë me Vendimin Nr.303/6/a, datë 18.01.2013, vendosi të rishpallë 4 (katër) vende vakante për inspektorë, pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.


Bazuar në ligjin Nr. 9877, datë 18.02.2008, "Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë", në nenin 14 të ligjit Nr. 8811, datë 17.05.2001, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr.195/2/a, datë 05.06.2006, i ndryshuar "Rregullore për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë" njofton gjyqtarët që përmbushin kushtet për tu emëruar gjyqtarë në Gjykatat e Apelit dhe në mungesë të tyre, juristët që kanë shërbyer si gjyqtarë jo më pak se 5 vjet, të cilët dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e inspektorit, të paraqesin dokumentacionin përkatës brenda datës 25 Shkurt 2013, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Të gjithë të interesuarit, për më tepër informacion lidhur me dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e pranimit, mund të vizitojnë faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën www.kld.al, në rubrikën "Korniza ligjore" si dhe rubrikën "Vende vakante".