Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Deklaratë për shtyp, datë 16.01.2013

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas informimit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme, datë 16.01.2013, ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Mirela Mishgjoni, shpreh mbështetjen dhe solidaritetin ndaj saj dhe familjarëve të saj, duke dënuar me forcë këtë akt.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, ka komunikuar me autoritetet kompetente të Rrethit të Vlorës dhe ka marrë garanci të plota prej tyre, për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së kësaj ngjarje dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Edhe njëherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpreh mbështetjen për trupën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, duke shprehur gatishmërinë për të rritur e garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve.