Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Deklaratë për Shtyp, 23.01.2013

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, përshëndet Drejtorinë e Policisë së Shtetit Vlorë dhe organet e tjera të hetimit për arrestimin për një kohë të shkurtër të agresorit ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Mirela Mishgjoni.

Duke falenderuar autoritetet kompetente të Rrethit të Vlorës për zbardhjen e rrethanave të ndodhjes së kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë së autorit të këtij akti të shëmtuar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë rithekson se e konsideron të papranushëm çdo sulm ndaj togave të zeza dhe garanton të gjithë trupën gjyqësore në vend se cdo rast agresioni ndaj tyre do përballet me forcën e ligjit.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë konsideron çdo agresion ndaj gjyqtarëve që marrin vendime në emër të Republikës së Shqipërisë një goditje e shtetit ligjor.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë edhe një herë shpreh mbështetjen për trupën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, por dhe për trupën gjyqësore në tërësi, duke garantuar se do ndërmarri të gjitha masat për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen e gjyqtarëve në vend.