Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Deklaratë për Shtyp, datë 14.01.2013

Në zbatim të ligjit Nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", si dhe të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 299/1, datë 30/11/2012 "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", njofton kandidatët për gjyqtar në gjykatat administrative për sa më poshtë vijon:

1. Testimi seleksionues për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë dhe në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, zhvillohet në datat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 299/1, datë 30.11.2012, në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, me adresë Sauk – Tiranë, ora 08:30.
2. Kusht për pranimin në testimin seleksionues është pjesëmarrja në trajnimin detyrues para zhvillimit të testimit, në lidhje me mënyrën e plotësimit të përgjigjes së tezës në fletën scan – tron, që do të zhvillohet në sallën e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës, në datat 16 – 17 Janar 2013, sipas njoftimit në faqen elektronike të Këshillit të Lartë të Drejtësisë www.kld.al , të datës 09.01.2013.
3. Pjesëmarrësit në testimin seleksionues duhet të paraqesin mjet identifikimi.
4. Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor nuk do të lejohet parkimi.

14.01.2013