Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

2012 kld

2012 kld

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të datës 15.11.2012, pati në fokus të diskutimeve çështje të rëndësishme që lidhen me organikat e gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të gjykatave të apelit, si dhe shqyrtimin e disa procedimeve disiplinore.Konkretisht, vendimmarrja e Këshillit mbi çështjet më kryesore, konsistoi sa më poshtë vijon:

Në datën 22.11.2012 në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë misioni EURALIUS, organizoi tryezën e rrumbullakët "Mbi këndvështrimet e reformës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë". Kjo tryezë u organizua në kuadër të rritjes së efektivitetit të punës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Përveç pjesëmarrjes së anëtarëve të Këshillit, nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ministri i Drejtësisë, ekspertë të fushës-përfaqësues të institucioneve homologe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në Francë, Itali dhe Spanjë.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të datës 30.11.2012, shqyrtoi si pikë të parë të rendit të ditës, projektvendimin lidhur me procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

Presidenti i Republikës theksoi në diskutimin e tij, rëndësinë e vendosjes së rregullave të qarta, për realizmin e një procedure sa më transparente për publikun, në përzgjedhjen e kandidatëve që do të kryejnë funksionin e gjyqtarit në Gjykatat Administrative. Por, kjo përzgjedhje duhet të jetë gjithashtu, një procedurë e besueshme dhe për vetë trupën gjyqësore që do të jenë protagonistët e kandidimit, për të rritur besimin e tyre tek organi i 'qeverisjes' së sistemit gjyqësor. Presidenti theksoi se qëllim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me miratimin e këtij akti nënligjor, është krijimi i një trupe gjyqësore me cilësi të larta profesionale dhe me integritet.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me vendimin Nr. 300/2, datë 04.12.2012, shpall publikisht se procedura e shortit për përzgjedhjen e 8 (tetë) gjyqtarëve, që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, në përputhje me nenin 146 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, do të zhvillohet ditën e premte, datë 07.12.2012, ora 13:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në adresën Bulevardi "Zogu I", Tiranë.
04.12.2012

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në zbatim të Vendimit nr. 299/1, datë 30.11.2012, njofton sa vijon:

1.Testimi i parë seleksionues për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë zhvillohet në Tiranë, 21 Janar 2013.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të datës 07.12.2012, vendosi me unanimitet, miratimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Z. Neritan Tabaku.

Presidenti i Republikës theksoi se është e papranueshme për standardet që kemi qëllim të vendosim në sistemin gjyqësor, ekzistenca e rasteve të tilla, ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë dhe privojnë palët nga ushtrimi i të drejtave të tyre kushtetuese.

Komisioni për Shqyrtimin e Kandidatëve për Gjyqtar, në mbledhjen e datës 05.12.2012, bazuar në Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 247/2, datë 16.02.2011 "Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Shqyrtimit të Kandidatëve për Gjyqtar", i ndryshuar, neni 5, vendosi se kandidatët që kualifikohen për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatat Administrative, të shpallura me Vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 298, datë 19.11.2012, janë si më poshtë vijon:

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të ditës së sotme, datë 20 Dhjetor 2012, verifikoi zgjedhshmërinë, pajtueshmërinë dhe ushtrimin në përputhje me ligjin, të detyrës së dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Artan Broci dhe Z. Astrit Haxhialushi, të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare më 14.12.2010.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Elvis Çefa, në zbatim të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, neni 147.2, sot më 27 Dhjetor 2012, thirri në detyrë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë.Në takimin e organizuar me këtë rast në ambientet e KLD-së, përveç tetë gjyqtarëve që përbëjnë Kolegjin Zgjedhor, merrte pjesë dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë.

Komisioni i Fondit të Pyetje zhvilloi sot, më datën 04.01.2012, takimin e radhës në lidhje me përgatitjen e fondit të pyetjeve, në përputhje me programin e përcaktuar në ligjin përkatës. Bazuar në nenin 5 të shtojcës së ligjit Nr. 49/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", si dhe të nenit 7 të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 299/1, datë 30/11/2012 "Për procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit", Komisioni diskutoi në lidhje me sa vijon:

Faqe 2 nga 2