Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Deklaratë për Shtyp 07.08.2012

Presidenti i Republikës, në mbledhjen e tij të parë si Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, adresoi fjalën përshëndetëse, duke shprehur vlerësimin për kontributin e anëtarëve, trupën gjyqësore dhe gjithë bashkëpunëtorët e sistemit të drejtësisë, si dhe prezantoi sfidat dhe prioritet e këtij institucioni.


Mbledhja e Këshillit vazhdoi me rendin e ditës, pikë e parë e të cilit, ishte zgjedhja e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me propozim të Presidentit të Republikës. Me votat unanime të të gjithë anëtarëve, u miratua propozimi i Presidentit të Republikës, për zgjedhjen e Z. Elvis Çefa në këtë detyrë.

 

Pika e dytë e rendit të ditës vijoi me delegimin e Z. Fatri Islamaj, për të kryer përkohësisht detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërkohë u shpall vendi vakant për kryetar në këtë gjykatë.

 

Gjithashtu, sipas rendit të ditës, u vendos shpallja e 4 vendeve vakante për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Këshilli miratoi kërkesën e Gjyqtarit së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Klodian Rado, për dhënie leje jo të zakonshme, për periudhën 01.09.2012 deri më 01.09.2015, si dhe shqyrtoi kërkesat për delegim të gjyqtarëve.