Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 13 Janar 2022

Këshilli i Lartë Gjyqësor ju informon në lidhje me datat e takimeve do të organizohen për konsultimin publik të Hartës së Re Gjyqësore, me gjykatat dhe grupet e interesit sipas juridiksionit që ka çdo Gjykatë Apeli.

Datat e takimeve të parashikuara si më poshtë:

14.01.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Vlorë.

21.01.2022 –  Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Gjirokastër. 

28.01.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Shkodër.

04.02.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Korçë.

11.02.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Durrës.

18.02.2022 – Takimi me Gjykatat dhe grupet e interesit Tiranë.

Takimi i parë në qytetin e Vlorës do të zhvillohet në Vlora International Hotel, në Skelë, në orën 10:00.

Takimi në qytetin e Gjrokastrës do të zhvillohet në Hotel Kerculla Gjirokastër, në orën 10:30.

Takimi në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet në Hotel Rozafa Shkodër, në orën 10:30.  

Back to top